Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja ne javen 23 e 4 dite

Pershendetje Une kam pas nje lindje ne muajin e 5-t po nga fillimi i shtatezanis kam pas probleme me vjellje pa ushqim e mundim, bebi nuk mbietoj, pastaj kam bere analizat te gjitha dhe te gjitha me dulen ne rregull dyshonin qe po me trashet gjaku dhe perdora Aspirin, pas nje kohe mbeta shtatezan prap, dhe gjithqka shkoj mire prej fillimit, gjdo muj kam bo skan kontrolla dhe bebi idhte shume mire dhe une, pastaj ne javen e 23 e 4 dit pa prit me kapen dhimbje shkova spital isha hap ( qel) 4cm e linda bebin normal pas 32 orve dbimbje, bebin menjere e shtinen ne Inkupator lindi 780gram, pastaj me than qe i kan dal nga stresi i lindjes dy cista ne tru dhe ka pas gjakderdhje bebi nese mbieton do te ket pasoja por nuk e din sa te randa apo cilat pasoja vetem na i ceki te gjitha psojat, tash ka 4 dit qe kam lind, bebi eshte stabil nje here, por doktoret than qe mundeni me ja nderpre me ndal aparatin dhe beba vdes ose te pranoni kshtu me pasoja te randa, une skam zemer as me ndal as as gje jam ne kriz jam depresion spo fi ku rshte problemi qe me ndodhi kshtu ne dy shtatezanit, ju lutem me tregoni a keni pas naj rast di ky a mundet bebi me u zhvillu dhe pa naj pasoj te rand siq mund te jet hendikep paraliz flm shume paraprakisht

Xona Ibr (7 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Xona

Nga shpjegimi yt, kuptohet qe bebi ka nje problem qe eshte konstatuar nga mjeket. Por une nuk i di se cfare, ndaj nuk kam mundesi te them se si duhet te veprosh. Edhe te krahasosh rastet e eksperiences time me rastin e femijes tend nuk eshte e mundur.

E vetmja keshille qe te jap eshte: ndigjo keshillat e mjekeve qe dine gjendjen shendetsore te bebit.

Gjithë te mirat.

 

/komuniteti