Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kontrolli për antitrupa rezus negative

Përshëndetje. Doktoreshë unë jam në javën e 15 të shtatzënisë. Është Shtatzënia ime e parë.Deri më tani i kam pas 3 kontrolla tek mjeku .Dje më tha që pas një muaji të shkoj në kontrollë (domethënë deri atëherë i bëj diku rreth 19 javë) dhe ti kontrolloj antitrupat pasi që grupin e gjakut e kam Rh Negativ 0 . Dëshiroj ta di se prej cilit muaj preferohet kontrollimi i antitrupave , mos është vonë për mua pasi që unë jam në javën e 15 . Unë jam 26 vjeqare nëqoftëse është mirë ta ceki edhe moshën . Po ashtu ju lutem më njofto se qfarë veprimesh ndërrmiren nëse paraqiten antitrupat ?! Ju falenderoj shumë për vëmendje

Erinda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Kontrolli për antitrupa, bëhet sa me shpejt te jete e mundur.

Nëse kontrolli i tregon ato të pranishme, atëherë duhen bërë imunoglobulina antirezus.

Imunoglobulina, bëhet në javën e 28 të shtatzënisë. Përsëritja e analizës për antitrupa bëhet në javën e 35-të.

/komuniteti