Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hipertensioni

Pershendetje,


jam ne muajin e 8-te dhe kam luhatje te tensioit 150/90 pastaj 145/80, 125/70. A duhet te perdori diq per kete dhe sa eshte e rrezikshme kjo per beben time? Ju flm.

Shqiponja (9 vite më parë)

 -
Gjinekologja përgjigjet

Shqiponja, ti duhet të mbash me patjetër nën kontroll hipertensionin, gjatë gjithë kohës së shtatzënisë. Ai mund të ndodhë në mënyrë të papritur. Shumë gra që kanë shtatzëninë e pare, gjatë tremujorit të dytë e kanë presionin e gjakur rreth 100-110/60-70 mm/Hg. Rritja e presionit diastolik mbi 150 mm/Hg dhe/ose rritja e presionit sistolik mbi 90 mm/Hg, duhet të konsiderohet kërcënuese. Tjetër shenjë jo normale është proteinuria ose prania e albuminës në urinë. Shtimi në peshë prej më shumë se 1 kg në javë dhe prania e edemave në fytyrë, duar dhe këmbë tregon që mund të ketë probleme të shtatzënisë.

Në lidhje me trajtimin medikamentoz, duhet të drejtoheni tek mjeku juaj gjinekolog i cili do t’ju sygjeroj mjekimin e domosdoshëm. Mjekimi bashkëkohor nuk e dëmton fëmijën. Kontrolli mjeksor duhet të monitorojë fetusin, pasi ai mund të rrezikohet nëse nuk merret trajtmi i nevojshëm.

/komuniteti