Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ngerçet ne shtatzeni

Pershendetje e nderuar doktoreshe, jam shtatzene kam 5 muaj e 2 jave, asnjehere nuk kam pas problem me ngerçe por tani prej se kam mbet shtatzene kam shume probleme sidomos naten ne gjume me ze ngerçi kemben e djathte me shpesh, a eshte kjo normale ne shtatzani se hera e pare qe jam shtatzene?

Elmedina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Elmedina.

Ngërçet janë shoqëruese në shtatzënive. Në varësi të moshës së shtatzënisë dhe zonës ku çfaqen, ngërçet mund të jenë edhe problem për të. Mendoj se shqetësimi që paraqet, është çështje e thjeshtë.

Ngërçet ndodhin për shumë arsye. Po parapëlqej të them se mungesa e kalciumit tek ty, ka sjellë këtë shqetësim. Rrite sasinë e përdorimit të kalciumit, deri në 1500 mg në ditë. Kalciumin e shfrytëzon edhe fetusi. Ai merret nëpërmjet ushqimeve të pasura me kalcium, siç janë qumështi dhe nënproduketet e tij. Edhe përdorimi i tabletave me kalcium, arrin rezultat të mirë në qetësimin e ngërçeve.

/komuniteti