Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Abort ne javen e 9

Pershendetje Doktoreshe.


Dua tju pyes ne lidhje me nje problem timin. Para nje jave bera nje abort ne javen e 9 te shtatzanise. Dua tju them se kam qene shume e rregullt tek kontrollet e mjekut dhe ishte mjeku qe vuri re ne javen e 9 te barres nje problem, diagnoza ishte missed abor, une jam 31 vjec.


Pas egzaminimeve doli se embrioni ishte i zhvilluar deri ne javen e 6. Per kete arsye mjeku dhe une vendosem te nderpresim barren, nderkohe qe po brenda asaj dite qe ne caktuan dhe nderhyrjen mua ne nisen dhimbjet dhe hemoragjia. Dua tju them se kjo ishte shtatzania ime e dyte, une kam nje vajze 2 vjec.


Shtatzania e pare ka qene shume e mbare per mua dhe femija tashme 2 vjec gjithashtu. Lindjen e pare e kam kryen me operacion (cezarion) ne pamundesi per te pasur nje lindje normale. Ajo qe me shqeteson eshte se pse me ndodhi nje gje e tille ne shtazanine e dyte, pasi une doja ate dhe e planifikova ne kete periudhe.


Dua tju them se nuk kam pire asnje lloj mjekimi dhe shtatzane une ngela menjehere sapo deshiruam edhe femijen.A ekziston me mundesia e te perseriturit te nje fenomeni te tille tek une? Une sigurisht dua shume te kem edhe nje femije tjeter. Ju falenderoj, Rovena

Rovena (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Rovena, aborti përcaktohet si humbje e shtatzënisë nën javën e 20-të dhe kur fetusi peshon me pak se 500 g.

Shkak i abortit mund të jenë, difektet gjenetike të vezës ose spermatozoidit (në tremujorin e pare). Anomalitë uterine, që janë shkak i aborteve të përsëritura. Këtu përfshihen anomalitë e lindura, pamundësia e qafës së mitrës për të mbajtur shtatzëninë, fibromiomat në mitër të cilat bëhen shkak për një abort të përsëritur. Të tjera shkaqe janë hormonale si mungesa e progesteronit, infeksionet e ndryshme përfshirë edhe infeksionet seksualisht të transmetueshme, patologjitë sistemike, diabeti i sëmundjeve të tiroides dhe faktor të tjerë.

Përsëritja e abortit, kur gruaja nuk ka patur më parë një histori tjetër aborti, është rreth 15%. Kjo rritet 20-50% kur ka 3 ose më shumë aborte të mëparshme.

Mund t’ju them që për ju, ekziston mundësia për të patur shtatzëni tjetër të shëndetshme. Por ju këshilloj që t’i drejtoheni mjekut obstetër për të bërë ekzaminimet e nevojshme, që të gjendet shkaku u abortit për të cilin shkruani.

/komuniteti