Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rhezusi negativ

Pershendetje dr,ju uroj per punën e palodhur dhe ndihmën q na jepni vazhdimisht....Une jam shtatezane ne javën e 20+4 dhe gr e gjakut e kam A- kurse burri e ka 0+..isha ne greqi,skam shumë kohë qe kam ardhur ne shqipëri dhe nuk jam lidhur akoma me gjinekolog ketu..Harrova ta pyes mjeken atje për sa i përket gjilpërës qe duhet te bej pasiqë jam A-...Disa këtu me thonë qe bëhet një gjilpërë nga muaji i 4-5 i shtatezanisë,se di sa e vërtetë është dhe për çfarë bëhet kjo..deri tani analizat i kam mirë.përveç disa infeksioneve te vogla qe kam marrë kure..kam frikë se mos me lind bebi me probleme ngaqë skam shumë informacion....ju lutem me ndihmoni...faleminderit shume

Dorela Dorela (7 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sidorela

Si ne rastin tend rekomandohet te behet imunoglobulina antirhezus, ne javen e 28-te te shtatzenise. Dhe pas lindjes perseritet nese bebi eshte rhezus pozitiv.

Nese e shikon te arsyeshme me kontakto per te vleresuar gjendjen e shtatzenise.

Të uroj shtatzeni te mbare.

 

/komuniteti