Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A e siguron qepja e qafës së mitrës lindjen parakohe?

Pershendetje dr. Mimoza, jam Ilda dhe jam ne javen e 26 te shtatzenise, jam e shqetesuar ndaj dhe po ju shkruaj. Kam bere dy lindje parakohe, djalin 32 javesh dhe tani e kam 5 vjec dhe vajzen 28 javeshe qe jetoi vetem 3 muaj dhe fatkeqesisht jo me. Ne kete shtatzeni qe jam tani kam kryer qepjen e qafes se mitres pasi dr. im konstatoi nje hapje te qafes qe ne muajin e 3 dhe ai me siguron qe kjo eshte arsyeja e lindjeve parakohe pasi nuk kam asnje komplikacion tjeter. Ju lutem me thoni nese mendoni dhe ju keshtu pasi kam kaluar dy here nje stres te papare dhe nuk do ta perballoja dot me. Ju lutem me ktheni nje pergjigje... me respekt Ilda.

Ilda (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ilda

Një nga shkaqet e lindjeve para kohe, është edhe pamundësia e qafës së mitrës për ta çuar deri në fund shtatzëninë. Efikasiteti i serklazhit për kohëzgjatjen e shtatzënisë, te gratë me shkurtim të qafës së mitrës, nuk është demostruar në studime të ndryshme dhe trajtimi optimal i këtyre grave mbetet për tu diskutuar. Disa shkaqe të tejra që duhet ti kushtosh vëmëndje, janë trajtimi i sëmundjeve të gojës, trajtimi i infeksioneve të traktit gjenital, dhe trajtimi i infeksioneve urinare.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti