Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hemoragjia pas lindjes

Kam tri jave qe kam lindur me lindje natyrale dhe pas 10 ditesh nuk kisha me hemorragji. Por pas 2 ditesh kisha prape por pak. Kjo gje me perseritet cdo 2 dite deri sot. A eshte normale nje gje e tille?

Aurora (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Aurora

Lehonia, është një periudhë prej 40-45 ditësh pas lindjes. Hemorragjitë e lehta janë të pranishme derisa organet gjenitale të rimatin funksionet e tyre të para lindjes. Pra, gjatë kësaj periudhe asgjë nuk është për tu shqetësuar. Kujdes kushtoji, higjenës personale.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti