Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksioni e.coli

Pershendetje dr moza,ju uroj për punen e palodhur dhe ndihmën qe na jepni nëpërmjet këtij portali..Une jam ne javen e 31+5 te shtatezanise..prej dy javesh qe bëra analizat e urinës dolame infeksion e.coli 100.000.me bënë antbiogramen dhe perdora ilaçin oral ceclor 750 mg për 8 dit,2 kokrra ne ditë.sme bëri efekt aspak pasi akoma kam djegie dhe kruarje.jam shperlarë me kamomil.kam lexuar ne internet për kura popullore,një ndër to është dhe vendosja e hudhrës ne te brendshme,dua ta provoj këtë metodë por kam frikë se dëmtoj bebin..ju si mendoni?pasiqe sdua te marr prap antibiotik.flm për përgjigjet

Dorela Dorela (7 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dorela

Sa shkruan mendoj se antibiotiku ka trajtuar infeksion urinar por ka shkaktuar myk. Nuk te rekomandoj te besh trajtime popullore por bej nje kulture te sekrecioneve vaginale per te vleresuar diagnozen qe une mendoj dhe trajtimin me te efekshem.

Te uroj shtatzeni te mbare.

/komuniteti