Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur dihet rezultati qe jam shtatezene apo jo?

Pershendetje e nderuar, desha te pyes per rezulttin e shtazanise kur mund te kuptohet. kam provuar pe shtazani per here te pare tani qe 1 jave, ku i kisha edhe ditet fertile, dmth pas ciklit(sipas nje aplikacioni per ditet fertile). Jam 28 vjeqare e martuar.Ciklin qysh nga fillimi nga puberteti e kam cdo 7 ose 8 jave.Kontrolle me eho kam bere para dy muajsh tek gjinekologu,gjithcka ishte ne rregull sipas tij,si dhe para 7 dite kam bere analizen e urinokultures dhe urines, rezultati tregon urine sterile.

Liza Liza (7 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lina

Duke lexuar mbi kohezgjatje e ciklit , u shqetesova dhe po te them se eshte shume mbi normat qe konsiderohen te mundshme per shtatzeni. Për njohuri, cikli konsiderohet normal ideal kur zgjat 28 dite dhe eshte normal kur ka diapazon nga 21 deri 35 dite. Brenda kesaj hapsire, shtatzenia mund te ndodhe. Nese eshte me pak se 21 dite ose me shume se 35 dite, mendohet se ka nje problem i cili nuk jep mundesi per shtatzeni dhe duhet diagnostikuar dhe trajtuar.

Nese e shikon te arsyeshme me kontakto ne kliniken ku punoj per t'i dhene zgjidhje problemit qe ankon. Paraprakisht mund te me marresh ne numrin 0692033965.

Gjithë te mirat.

 

/komuniteti