Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ka ovulacion nese kam pcos ?

Pershendetje doktor, Kam bere kontrolle te gjinekologu dhe kane konstatuar qe kam vezore polifolikular, dhe ciklin e kam cdo 45 dite - 51 dite. Ciklin e fundit e kisha me 20 Shtator , tjeterin cikel pritet ta kem perafersisht me 10 Nentor,a mund te kem ovulacion dhe nese po, kur pritet te ndodhe(kam lexuar dhe e di qe eshte veshtire te percaktohet kur ke PCOS, mirepo kam pershtypjen qe heren e kaluar kam pasur ovulacion diku 14 dite para ciklit) Eshte muaji i pare qe po provoj per shtazani dhe fillmisht nuk jam e interesuar te perdor direkt hormone, apo stimulues per ovulacion, a eshte e mundur q ene menyre natyrale te ndodhe shtazania ? Faleminderit pune te mbare!

Liza Liza (7 vite më parë)

Dr. Mr. Sc. Shpend Ramadani - Specialist gjinekolog - obstetër
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sc. Shpend Ramadani

Përshëndetje Lina, sindroma e ovareve policistike përcillet shpesh me cikle anovulatore dhe përpos çrregullimeve menstruale dhe ndryshimeve kozmetike në lëkurë mund të jetë shkaktare edhe e infertilietit. Duhet të bëni statusin hormonal në ditët e para të ciklit për të pasur një paqyrë reale të gjendjes suaj. Megjithatë edhe me PCOS mund të mbeteni shtatzënë dhe të lindni.

/komuniteti