Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth kanaleve

pershendetje Dr. Keqa, para pak kohesh kam bere inqizimin e kanaleve ku njeri kanal ka dal i myllur kurse tjetri ka qen i perdredhur dhe gjate inqizimit eshte hapur. pyetja ime eshte kjo: Sa kohe mas hapjes se kanalit eshte normal mos me ndodh shtatzania dhe sa jane gjasat vetem me nje kanal me mbet shtatzan ju falenderoje paraprakish per pergjigjje

Fleta Fleta (7 vite më parë)

Dr. Mr. Sc. Shpend Ramadani - Specialist gjinekolog - obstetër
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sc. Shpend Ramadani

Përshëndetje Fleta,

Histerosalpingografia(HSG) që ju keni bërë, përveq qëllimit diagnostikues për të parë kalueshmërinë e tubave, me raste mund të ketë edhe efekte terapeutike në kuptimin e largimit të ndonjë pengese që mbyll tubat. Nëse tek ju është evidentuar kalueshmëria e njërës tubë, gjasat për të mbetur shtatzënë janë të mira, por ju këshilloj që paraprakisht të hulumtoheni për ndonjë inflamacion eventual që ka mundur të shkaktoj mbylljen e tubës tjetër, dhe të trajtoheni konform gjetjeve laboratorike.

Ju uroj të keni sukses në shtatzëni!

Fleta Fleta (6 vite më parë)
Agnesa nesa, pas sa kohe qe i ke hap kanalin ke mbet shtatzan edhe qka ke perdore
Agnesa Nesa (6 vite më parë)
fleta tnjejtin problem kan pas kanal te perdredhur drejtohet un kam mbet pas 6 vitev te burim imeri te sheshi gjithkah tjeter mkan then ivf te ky jom met natural
Adelina Hajdaraj (6 vite më parë)
Prdh.. Motra ime esht qe 6 vjet e martume edhe mjeku i ka than shkaku qe ska.mbet shtatzan asht se i ka kanalet e mbyllta ajo tash i ka qel kanalet e i kan than qe i ka.pas kanalet e mbyllta sju kan rrit vizoret .. a ka naj rast si motres tem ktu qe i ka vizoret e pa zhvilluar dhe qka mundet ajo te merr qe me mbet shtatzan
Fleta Fleta (6 vite më parë)
i nderuari Dr. faleminderit per pergjigje. kanali tjeter te cilin e kam quajtur te mbyllur ne fakt eshte i amputuar nuk kam pas ndonje intervenim qe ka mundur me amputu kanalin por nuk e di shkakun pse ka ndodh

/komuniteti