Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tentimi per shtatzani pas abortit

Pershendetje Doktor, kam pas abort molar ne maj, , pas abortit kam perdor pilula kontraceptive me recet te mjekut . qe tre muaj i kam nderpre e qe dy muaj kam fillu per shtatzani te re pasi mjeku me tha se je mir muajin e kaluar . Por ka edhe 13 dit te me vie cikli dhe un kam dhimbje te barkut dhe therrje ne anen e majt te barkut , pastaj me dhemb edhe shpina pjesa poshtme sikur therrje , si dhe theksoj kam kokedhembje . Qfar mendoni ju mos ndoshta ka filluar shtatzania ose po ndodh konceptimi ne miter . gjithe te mirat . Falemnderit per mirkuptim

Brik’ena S (7 vite më parë)

Dr. Mr. Sc. Shpend Ramadani - Specialist gjinekolog - obstetër
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sc. Shpend Ramadani

Përshëndetje Brikena,

Nëse keni pasur shtatzëni molare, është dashur që vlerat e b-hCG të përcillen sipas protokoleve dhe të mbroheni nga shtatzënia tjetër së paku 6 muaj.

Duke qenë se informacionet i kam të mangëta, ju rekomandoj të caktoni një termin për vizitë në klinikën tonë dhe të sillni tërë dokumentacionin rreth shtatzënisë së kaluar.

Nr.tel. 043/044 500-805

/komuniteti