Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Femiu

Mirdita doktoreshe,  jam e martuar qe 5 vite, femije nuk kam. Gjinekologet me thojne se je shume mire dhe une, edhe burri tash mbase i kam 21 vjet mjeku me thote se ende je e re, qfare me rekomandon ti? Te gjitha kontrollat i beje me rregull por sa here qe te shkoj me thote qe je shume mire mua po me mundon qe nuk po mbese shtatezene...Ju faliminderit per mirekuptim!

Erita (9 vite më parë)

 -
Gjinekologja përgjigjet

Në rastin tuaj do të ishte e nevojshme rikryerja e një sërë analizave, që kanë lidhje me shëndetin riprodhues tuajin dhe bashkëshortit.

Ekzaminimi ekografik në ditën e 14-16 të ciklit menstrual, do të shërbente për të parë ovulacionin. Vizita gjinekologjike dhe një kulturë të sekrecioneve vaginale, do të vlente për të parë mundësinë e kalimit pa pengesa të spermatozoideve drejt vezës. Një grafi e tubave ose HSG (histerosalpingografi), do të shërbente për të parë kalueshmërinë e tubave. Bashkëngjitur me këto ekzaminime, mund të bëni dhe një seri ekzaminimet të tjera hormonale si pas këshillës së mjekut tuaj gjinekolog.

Për bashkëshortin, rikonsulta me mjekun androlog dhe analiza e spermogramës, do të ishin të domosdoshme.

Duke u mundur t’ju jap shkurt dhe thjeshtë disa pika orientuese elementare, në lidhje me sterilitetin, ju rekomandoj gjithashtu të ktheheshit për këshillim tek mjeku tuaj obstetër-gjinekolog. Nëse të gjitha analizat do të rezultojnë normale, atëherë një shtatzëni e shumëpritur do të gëzojë jetën tuaj. Nëse analizat do të tregojnë problemin më të vogël, një terapi e mundshme përsëri do t’ju gëzoj me pasardhës. Nëse analizat do të tregojnë problem të rëndësishme, për ty apo bashkëshortin, duhet të risni nivelin e vizitave gjinekologjike dhe ekzaminimeve laboratorike.

Gjithsesi, unë ju uroj që të realizohet ëndrra juaj.

/komuniteti