Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje barku dhe shpines

Pershendetje doktoresh po te shkruaj per nje problem qe e kam qe dy muaj , vitin e kaluat me 1 shtator pata nje abort spontan ne javen e 7 , dbe pas nje pauze afer 5 muaj u mbrojta nga shtatzania mirpo tash nga muaji shkurt po tentoj per shtatzani por asgje, mirpo qka e kom vrejt nje gje eshte se ciklin nuk e kom siq e kam pasur me par 6 dit dmth mirpo vetem 4 dit dhe dy dit vetem pak te kafta fluksi normal 2 dit e para eshte bajagi i madh , dhe gjeja tjeter eshte se ne diten e 17 po me dhem barku edhe fundi i shpines , une jetoj ne Canada dhe ktu procedurat jon tjera doktori im familjar tha duhet me provu per shtatzani hala se heret eshte ndersa ne vendlindje mendoj me shku ne qershor e me bo atje kontrolla , Cfar mendon se mundet me qen kjo dhimbje e barkut dhe e shpines Faleminderit

Aurela * (6 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Aurela

Sa shpjegon mund te them se eshte normale dhimbja pasi korespondon me ditet e ovulacionit. Nese dhimbja te vazhdon pas dites 17-18 , duhet nje vleresim gjinekologjik per te gjetur shkakun dhe trajtuar ate.

Nese e shikon te arsyeshme me kontakto ne kliniken ku punoj per ti dhene zgjidhje problemit qe te shqeteson.

Gjithe te mirat.

/komuniteti