Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ndikimi i infeksioneve gjenitale në ecurinë e shtatzënisë së hershme

Pershendetje Doktoreshe!


Hera e pare e shtatezanise ,dhe abort ne javen e gjashte. Hjithcka shkonte mire deri sa mu shfaq hemorragjia vaginale (ngjyre kafe). Ne echo u konstatua aborti (nuk kishte puls te fetusit). Do doja te ju pyesja, se a munde te kene qene keto shkaktare te abortit, pasi ne strishon cervikale me eshte izoluar 1. Ureaplasma Urealitycum, 2. Gardenella Vaginalis, 3. Enteroccous Feacalis, dhe 4. Candida sp. Ju faleminderit!

Era (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Aborti i ndodhur në javën e 6-të të shtatznisë, ka shkaqe të ndryshme. Një nga shkaqet e abortit, mund të jenë edhe infeksionet e nënës në shtatzëni. Organizma të tilla si treponema palladium, mycoplasma, ureaplasma, neiseria gonorroea, streptococu, herpes simplex virus, cytomegalovirus dhe listeria monocitogjene mund të jenë shkaktarët e aborteve spontane.

Problemi juaj qëndron në atë, që ju keni filluar shtatzëni pa u vizituar paraprakisht tek mjeku. Në kohët e sotme, është e rekomandueshme që çiftet përpara se të nisin një fëmijë, të vizitohen, ekzaminohen dhe konsultohen me mjekun e familjes ose mjekun gjinekolog. Nëse mjeku do të kishte konstatuar se keni infeksione, atëherë ai me siguri do t’ju këshillonte të mjekoheshit përpara se të konceptonit fëmijën.

Meqë tashmë aborti ka ndodhur, drejtohu tek mjeku për të marrë mjekime të përshtatshme. Pastërtia e nënës nga infeksionet është garanci për shtatzëni me ecuri normale.

/komuniteti