Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pyetje shtesë

Pershendetje doktoreshe, une me sa kuptova dmth problemi im qe jam e hapur para kohe mund te zgjidhet vetem e shtrire ne shtrat, qendrimi ulur nuk e kam ditur qe me pengon sepse ne pune une qendroj vetem ulur dmth kam pune vetem me kompjuter. Atehere a ndikon qendrimi ulur ne gjendjen time, sepse jam vertet e shqetesuar ngase nuk mund te marr pushim se paku edhe tre jave, dhe tash jam 33 javeshe dhe te deshtoj ne kete kohe eshte mjaft e veshtire. Jam duke perdorur edhe tabletat Gynipral dhe Verapamil cdo 6 ore, a me ndihmojne sadopak? Falemnderit.

Arbnora (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Arbrora.

Nëse janë të sakta përshkrimet që më ke thënë më heret, atëherë të rekomadoj të zbatosh këshillat që të kam dhënë. Qëndrimi shtrirë sa më shumë të jetë i mundur, mos qëndrim gjatë në këmbë dhe ulur, largimi nga punët e shtëpisë, për rastin tënd janë këshilla kryesore për të mos lindur parakohe.

/komuniteti