Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Konsumi i peshkut gjatë shtatzënisë

Pershendetje znj.Keta, uroj te jeni mire me shendet. Kam lexuar shume qe nje grua shtatzane duhet te konsumoje disa lloje peshqish me perqindje te ulet merkuri. Cilet jane keto lloje peshqish qe mund te konsumoje cdo grua shtatzane? Me respekt Marsida, Elbasan.

Marsida (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Marsida.

Në përgjithësi thuhet se gjatë shtatzënisë, gruaja duhet të ushqehet në mënyrë të ekuilibruar në sasi dhe cilësi. Edhe konsumi i peshkut, zë vënd në këtë rekomandim. Vec anës pozitive të konsumit të peshkut në tremujorin e dytë të shtatzënisë për të zhvilluar trurin e fetusit, paraqitet edhe ana negative e cila ka të bëjë me sasitë e tepërta të mërkurit që ndodhet në mishin e tyre. Gjallesat ujore, këtë metal e kanë në madhësi të ndryshme e kryesisht varet nga jetëgjatësia e gjallesës në ambjentet ujore.

Gratë shtatzëna rekomandohet që të ushqehet së paku një herë në javë, me peshk. Peshku i rekomanduar është, salmon dhe tuna.

/komuniteti