Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Miscarriage

Doktoresh,


sot isha ne kontrolle te gjinekologu dhe me tha se bebes nuk po i rreh zemra, une jam shtatzane ne javen e 8-te hulumtova ca ne internet por kjo fjali ne gjuhen angleze me lajmerohet ne pothuajse te gjitha shkrimet "miscarriage" ju lus mundesisht te ma jepni definicionin e kesaj fjalie edhe cilat jane shkaqet qe bebes i ndalen te rrahurat e zemres, dhe cfare jane pasojat e metutjeshme? Faliminderit!

Indira (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Miscarriage, është terminologji angleze e cila tregon një shtatzëni të ndërprerë. Nëse ekzaminimi ekografik rezulton me një dhomës së shtatzënisë bosh apo me një embrion tek i cili nuk konstatohen rrahjet e zemrës fetale, atëherë kemi të bëjmë me shtatzëni të ndërprerë ose siç quhet në gjuhën mjeksore missed abort. Kjo tregon se ekziston vonesë të rritjes fetale intrauterine.

Ekzaminimi ekografik e nxjerr më të vogël shtatzëninë se sa duhet të jetë dhe embrion pa rrahje. Në këto raste dhimbjet e barkut dhe hemorragjia utrerine, shoqërojnë klinikën e gruas. Në disa raste edhe mund të mos ketë shenja.

Shkaqet e ndërprejes së shtatzënive mund të jenë të ndryshme. Mjeku obstetër-gjinekolog ka për detyrë të zbulojë shkakun e ndërprerjes së shtatzënisë.

Parandalimi i rasteve të ngjashme në të ardhmen, fillon me kujdesin antenatal, në trajtimin e përshtatshëm të patologjive të ndryshme të nënës, mbrojtjen e shtatzënisë nga rreziqet mjedisore dhe ekspozimi i sëmundjeve infektive.

/komuniteti