Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli Menstrual

Pershendetje doktoreshe, kam vajzen 11 muajshe dhe ende nuk kam nje cikel te rregullt menstrual, 6 muaj pas lindjes se vajzes me eshte shfaqur nje cikel i rregullt menstrual prej 5 ditesh (si zakonisht) por pas atij cikli me nuk kam pas ndonje tjeter. Kam qene ne kontroll te gjinekologu me ka thene se eshte normale nuk eshte per tu shqetesuar pasi qe une ende po e ushqej vajzen me qumesht gjiri por une prap po brengosem dhe desha te ju pyes edhe juve ne lidhje me rastin tim. Cfare po me keshilloni te bej? Te gjitha te mirat nga une!

Anila (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anila.

Edhe unë mendoj se mjeku që je konsultuar, ka të drejtë. Mungesa e menstruacioneve, ndodh për shkak të vazhdimit të ushqimit me qumësht gjiri të vajzës tënde.

Ushqimi me qumësht gjiri, është ushqimi më i mirë në botë për fëmijët. Pa ndërhyrë në zgjedhjet e tua mbi ushqimin e fëmijës, them se edhe kjo ka një kufi. Eksperiencat mbi ushqyerjen e fëmijëve janë të ndryshme, por do të ishte mirë për vetë fëmijën që të fillojë e të shijojë ushqimet natyrore që konsumojnë njerzit. Është koha që me përpunime speciale të produkteve bujqësore dhe blektorale, edhe fëmija yt duhet të fillojë t’i përdorë ato. Pas kësaj, cikli menstrual do të rikthehet normalitetit dhe ti do vazhdosh një jetë intensive hormonale.

Gjithësesi, zgjedhja mbetet e jotja.

/komuniteti