Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ç’rregullime mestruale

Pershendetje e nderuara mjeke, jam nje vajze 19 vjecare, desha t'ua bej nje pyetje lidhur me menstruacionet. Mua cdohere me kane ardhur me date te sakte, nje here ne muaj, dhe me vijne gjithmone parakohe, tash nuk me vijne me rregull, kane patur  t`me vijne me 23 dhe me kane ardhe me 14 te ketij muaji, a kam ndonje crregullim, a mund te ma jepni ndonje keshille se per cfare ndodh kjo? Te pershendes shume dhe ju falenderohem per keshillat tuaja dhe per gjithcka qe beni per ne. Pres pergjigjen ju lutem.

Edorita (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Edorita.

Cikli menstrual, mesatarisht zgjat 28 ditë. Por kohëzgjatja, nuk wshtw e njwjtw tek të gjitha gratë. Cikli menstrual mund të vijnë me kohëzgjatje më të vogël ose më të madhe, se 28-tw ditë. E ëndësishme është, që kohëzgjatja të jetë gjithmonë e njëjtë.

Me të dhënat që tregon, nuk mund të them se cfarë ka ndodhur me ty. Por edhe ndodh, që kohëzgjatja e ciklit menstrual të prishet për një farë kohe, nëse femra kalon situatë stresuese apo të tjera të këtij lloji.

Ekzaminimi me ekografi, është i domosdoshëm për të verifikuar gjendjen e aparatin gjenital.

/komuniteti