Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksioni vaginal

Se pari ju pershendes shume dhe ju faliminderit per keto pergjigje qe po na i ktheni, pyetja eshte se une jam ne javen 24 tash mirepo edhe para se te mbes shtatezene kam pasur sekrecion edhe kam perdorur edhe terapi mirepo edhe gjate shtatzanise po kam mirepo mjekja me ka thene qe nese nuk kane ere te keqe ose djegesim ne vagine, ajo eshte normale mirepo mua nuk po me doket normale qe cdo dite te kem sekrecion, mos ndikon diqcka ne shtatzani ju falenderoj shume.

Bina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuar zonjë.

Edhe vetëm shtimi i sekrecioneve të bardha gjatë shtatzënisë, duhet të shqetësojë nënën shtatzënë dhe mjekun. Një infeksion i pranishëm, mund të dëmtojë ecurinë e shtatzënisë.

Nëse disa infeksione lihen pa u trajtuar, ato mund të ndikojnë për lindje parakohshme ose për një situatë jo normale të shtatzënisë me ndikim edhe tek bebi.

Prandaj mjeku ka për detyrë, që me anë të analizave laboratorike të zbulojë shkakun e shtimit të sekrecioneve vaginale. Trajtimi përshkruhet me recetë.

Uroj që analizat të mos jenë problematike, pasi shtimi i sekrecioneve vaginale gjatë shtatzënisë janë normale kur nuk kanë shkaqe patologjike.

/komuniteti