Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pozicioni i shtrirjes gjatë shtatzënisë

Ne cfare pozite na lejohet te flejme gjate shtatzanise? A eshte e rrezikshme nese flejme ne shpine?

Ari (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuar Zonjë.

Gjatë shtatzënisë, rekomandohet që gruaja të qëndrojë shtrirë, anash, majtas. Në gjuhën mjeksore quhet “dekubitus lateral sinistra”.

Ky pozicion lehtëson qarkullimin e gjakut tek nëna, duke ulur edemat të krijuara gjatë ditës dhe ndihmon për furnizim më të mirë me gjak të bebit. Kur trupi mpihet nga një pozicion i caktuar, atëherë për periudha të shkurtëra edhe mund të ndryshohet pozicioni i rekomanduar.

/komuniteti