Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-kirurgun-pediatrik

Djali a duhet ta korigjoje vrimen e urines apo jo?

Pershendetje, kam djalin 5 vjec dhe kur ka lindur na tha mjeku qe ka lindur i bere synet hipospadi, une e kam cuar djalin gjithandej neper mjek te ndryshem, i kam bere eko testikujve gjithcka ne rregull por nuk di a duhet ta rregullojme kete defekt ne se mund ta quaj keshtu. Nga asnje gje tjeter djali nuk ankohet ne lidhje me kete. Me respekt, Marsida.

Marsida Ashiku (11 vite më parë)

Dr. Dëfrim Koçinaj - kirurg pediatrik
Kirurgu pediatrik përgjigjet
Dr. Dëfrim Koçinaj

E nderuara zonja Marsida,

Ajo që thoni ju, djali juaj ka hipospadi. Është anomali e lindur dhe patjetër duhet korrigjuar me operacion. Për këtë duhet konsultuar kirurgun pediatrik për ta diagnostikuar saktë dhe për ta vlerësuar se çfarë forme është. Përveç aspektit funksional, ky operacion ka rëndësi edhe në aspektin psikologjik tek djali juaj, sidomos kur ai hyn në pubertet.

Me nderime, dr Defrimi.

/komuniteti