Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-kirurgun-pediatrik

Djali i lindur synet

Pershendetje doktor, kam lindur qe nje jave dhe stafi i pediatrave me thane qe djali ime ka lindur synet, me tregoni qka do te thote kjo a eshte e rrezikshme per djalin tim, si te veproj? jam nje nene e re. Ju faliminderit per kohen tuaj.

Ylli Lorisi (8 vite më parë)

Dr. Dëfrim Koçinaj - kirurg pediatrik
Kirurgu pediatrik përgjigjet
Dr. Dëfrim Koçinaj

Zonja Yllka,

I lindur i bërë synet shpesh mund të jetë një anomali e lindur e zhvillimit të penisit dhe të kanalit të urinimit (uretrës), ku vrima e jashtme e kanalit nuk është në majën penisit, por më poshtë në pjesën barkore të tij. Kjo lloj anomalie kërkon intervenim kirurgjikal, që është mjaft delikat. Prandaj, duhet ti drejtoheni kirurgut pediatrik i cili dhe është ekspert për këto lloj sëmundjesh.

Me respekt dr Dëfrimi.

/komuniteti