Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-kirurgun-pediatrik

A duhet bere synet?

Djalin e kam 21 muajsh. Para disa muajsh kur i nderroja djalit pampersin vura re se ai nuk te linte fare ti prekja organin per ta pastruar, dhe pas 2 ditesh filloi te qante kur urinonte. E cova menjehere ne spital dhe ata ia hapen bibilushin me kleme dhe ia pastruan por une e kam shume te veshtire tja bej ai lemeriset me ulerima ju lutem me sugjeroni ndonje gje tjeter ndonje shplares i cili mund te veproje pa ia hapur. Kam perdorur kamilen bad. Me respekt.

Blerta Troka (11 vite më parë)

Dr. Dëfrim Koçinaj - kirurg pediatrik
Kirurgu pediatrik përgjigjet
Dr. Dëfrim Koçinaj

Përshëndetje Blerta,

Djali juaj në moshën 21 muajshe, patjetër duhet ta ketë të hapur lafshën e penisit, të ndarë plotësisht nga koka e penisit. Ju mundeni ti bëni banjo të ngrohta me çaj kamomilë dhe njëkohësisht ta bleni një krem Kloramfenikol 5%, tubet, i cili e ka majën e gjatë, e fusni brenda lafshës (lëkurës) se penisit dhe e mbushni me këtë krem, pa e hapur fare kokën e penisit. Por, zgjidhja pëfundimtare është syneti.

Me respekt, Dr Dëfrimi.

/komuniteti