Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-kirurgun-pediatrik

Kalemi i mbyllur

Pershendetje doktor te uroj nje pune te mbare... Kam djalin 2 vjet e 4 muaj dhe qe 1 vit e gjysme kur eshte i shtrire, i qete, kruhet poshte tek organi gjenital dhe ferkohet dhe me ndjersitet shume...Me kan then qe eshte i mdhelun...Ju lutem me tregoni a duhet ta bej synet...Jam shum e stresuar ...Dhe kam nje mendim shum te keq per synetin nga nje lajm para 2 vite qe kan vdek 2 femi nga e bera synet....Ju lutem me kshilloni ...Gjitha te mirat per ju

Ani Jani (7 vite më parë)

Dr. Dëfrim Koçinaj - kirurg pediatrik
Kirurgu pediatrik përgjigjet
Dr. Dëfrim Koçinaj

Zonjë, "kalemi i mbyllur" është dukuri e zakontë tek fëmijët, prandaj mos u merakosni. Sa i përket asaj se a duhet bërë urgjent synet apo jo, mund te flasim pasi ta ekzaminojme djalin tuaj. Vdekja nga te bërit synet është dukuri shumë e rrallë dhe mund të ndodh për shumë shkaqe jokirurgjike, sidomos gjatë anestezionit të përgjithshëm. Por, ne pothuaj gjithmonë synetinë e realizojmë me anestezion lokal, ku dhe rreziku është praktikisht zero.

Me nderime dr Dëfrimi

/komuniteti