Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-kirurgun-pediatrik

Abses i gjirit

Pershendetje doktor... do te lutesha te me kthenit sa me pare pergjigje... kam 1 muaj qe kam lindur dhe para nje jave u operova nga absesi i gjirit... fitilat mi hoqen qe diten e dyte mbas operimit dhe gocen e ushqej nga njeri gji plus qumesht formule... pyetja ime eshte kur eshte e pershtatshme venia e gjirit te operuar? Faleminderit.

Vilma Sari (11 vite më parë)

Dr. Ardian Shefkiu - kirurg pediatrik
Kirurgu pediatrik përgjigjet
Dr. Ardian Shefkiu

Abscesi i gjirit te lehonat eshte dukuri mjafte e shpeshte, 1 ne 10 gra qe lindin shfaqin absces te gjirit qe vie si pasoje ose e infeksionit i cili futet permes ragadeve (te qarat qe formohen perreth thimthit) ose si pasoje e bllokimit te tubulave qumeshtnxjerres.

Pasi ju tashme e paskeni trajtuar kirurgjikisht dhe po besoj se jeni permiresuar dukshem pas drenimit te abscesit, gjidhenja nga gjiri i afektuar mund te filloj pasi te jene zhdukur komplet shenjat e inflamacionit, qe dmth te mos kulloj, te largohet skuqja, enjtja dhe dhimbja si dhe duhet qe ju ne menyre manuale ose permes pompave te ndryshme ta zbrazni gjirin nga qumeshti pasi kjo mban te hapura duktuset-tubulat, cliron tensionin ne gji dhe pershpejton sherimin.

Pershendetje

Dr Ardiani

/komuniteti