Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-kirurgun-pediatrik

Gjendrrat te djali 2 vjec e gjysem

Pershendetje doktor, kam djalin 2 vjec e gjysem dhe pas veshit poshte ka nje gjender nje kokerr te vogel, gjithashtu ne rreze te kofshes po ashtu e ka nje gjenderr. E kam vizituar te pediatri dhe me ka thene qe nuk eshte dicka shqetesuese, i bera analizen e gjakut dhe nuk i doli me infeksion. Jam e shqetesuar se pse i rrine ashtu dhe nuk i largohen, ka kohe qe i ka ashtu?!

Eda Bejtja (7 vite më parë)

Dr. Ardian Shefkiu - kirurg pediatrik
Kirurgu pediatrik përgjigjet
Dr. Ardian Shefkiu

Pershendetje zonje,

Gjendrrat ose nyjet limfatike te rritura qe po i pershkruani ju nuk duhet te ju shqetesojne sepse rritja e tyre deri ne 2.5 cm eshte pothuajse gjithmone reaktive - qe do te thote me natyre inflamatore.

Pra rriten si rezultat i nje reaksioni mbrojtes te organizmit ndaj infeksioneve ose edhe agjenteve tjere te ndryshem te cilet mund te kene ndodhur kohe me pare, sic jane ato bakteriale, virale, mykotike, etj.

Femiu juaj edhe ashtu qenka vizituar nga ana e Pediatrit dhe sigurisht qe ju ka sqaruar qe limfadeniti shpesh here mund te jete i pranishem per nje kohe te gjate.

Ne rast se nyjet limfatike te rritura persistojne me shume se disa muaj duhet te merrni mendimin edhe nga ana e Infektologut dhe me pas edhe te kirurgut te femijeve.

 

Me respekt,

Dr Ardian I. Shefkiu

Kirurg i Femijeve

/komuniteti