Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-kirurgun-pediatrik

Problem me urinim

Pershendetje i nderuar Kame djalin 6muaj e gjys dhe qe 1muaj po ka problem me urinim dhe sa her po mundohe tja qeli penisin pak aj po qan dhe urinon shum rral. Para dy muajve ka pas infeksion echeria coli dhe kem perdor antibiotik,ju luse me rekomandoni diqka sepse po me dhimbset shume .Faleminderit.

Sara Sara (11 vite më parë)

Dr. Ardian Shefkiu - kirurg pediatrik
Kirurgu pediatrik përgjigjet
Dr. Ardian Shefkiu

Pershendetje zonje,

infeksionet urinare jane mjafte te shpeshta edhe te femijet sidomos te vajzat, por nese ato perseriten me shume se tre here sidomos te femijet meshkuj, gjithmone duhet hulumtuar per ndonje semundje - anomali te traktit urinar.

Hapja e lafshes se penisit pas moshes 6 muajshe duhet te mos jete shume problematike per tu realizuar edhe nga vet ju.

Fillimishte pasi te keni perseritur urinokulturen se paku nje jave pas perdorimit te antibiotikut dhe nese serish izolohet E.Coli duhet te beni nje ECHO te traktit urinar nga ana e Radiologut, e me pas ne varesi te rezultateve te ECHO - s vendoset nese ka nevoj per ekzaminime shtese d.m.th. hulumtim te metejme ose jo.

Per konsulenc me te detajuar dhe ne rast nevoje per trajtim te metejshem, duhet te kontaktoni Kirurgun e Femijeve dhe Pediatrin Nefrolog.

Me respekt, 

Dr Ardian I. Shefkiu

Kirurg Pediatrik

/komuniteti