Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-kirurgun-pediatrik

Lyrthat e fytyres

Pershendetje une kam nje pike te kafte ne fytyre edhe eshte be ma e madhe si lyrth si ta heqi ate. a esht e rezikshme ta lyej me ndonje ilaq apo veq me operacion dua te me drejtosh ti te lutem faliminderit?

Vjollca Krasniqi (7 vite më parë)

Dr. Ardian Shefkiu - kirurg pediatrik
Kirurgu pediatrik përgjigjet
Dr. Ardian Shefkiu

Pershendetje Zonje,

bengat, lythat ose nevuset qe njihen ne termonologjine mjekesore jo gjithmone duhet trajtuar ne ndonje menyre te veqante.

Perderisa nuk ndryshojne ne madhesi, forme ose ngjyre trajtimi i tyre ne shumicen e rasteve eshte estetik, por nese nevusi peson njerin nga ndryshimet e lartepermendura duhet trajtuar patjeter nga specialistet e lekures dhe Kirurgu plastik.

Menyra me e mire dhe me e sigurte per trajtimin e tyre eshte intervenimi kirurgjik, qe ne shumicen e rasteve te moshat e rritura kryhet nga ana e kirurgut plastik.

Prandaj ju udhezoj qe para cdo trajtimi tjeter te konsultoheni fillimishte me kirurgun plastik.

Me respekt,

Dr Ardiann I.Shefkiu

Kirurg i Femijeve

/komuniteti