Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-kirurgun-pediatrik

Synetia

Pershendetje, djalin e kam 5 muaj dhe vrimen ku urinon e ka pothuajse te mbyllur, me ka udhezuar pediatri gjate nderrimit te pelenes te tentoj tja hapi duke e shtyre lekuren, mirepo pastaj aty po i plasarit lekura dhe po kam frike mos po merr ndonje infeksion. A duhet me ly me dicka pasi te hapet a jo, perndryshe veshteresi ne urinim nuk po e dalloj qe ka?!

Qendresa Peja (4 vite më parë)

Dr. Ardian Shefkiu - kirurg pediatrik
Kirurgu pediatrik përgjigjet
Dr. Ardian Shefkiu

Pershendetje zonje,

Ngjitja e lafshes se penisit per majen e tij ose siq quhet Fimoza fiziologjike ne mjekesi deri ne nje periudhe te caktuar te jetes konsiderohet dhe eshte mese normale, prandaj nuk duhet te shqetesoheni per kete.

Deri ne moshen 1 vjeqare mbi 50 % te femijeve e kane lafshen e penisit te ngjitur per gllansi (majen e penisit), deri ne moshen 3 vjeqare mbi 80 % arrijn te ndajne komplet lekuren nga maja, ndersa vetem pas moshes 9 vjeqare arrijne 90 % e femijeve meshkuj ta bejne kete, prandaj vetem ateher kur Fimoza shkakton problem urinare, infeksione te lekures se penisit dhe ndryshime inflamatore te tjera duhet menduar per Circumcission - syneti.

Duhet diferencuar indikacionin kirurgjik komercial nga ai mjekesor.

Lokalisht te behet shplarja me qaj kamomile dhe te perdoret yndyr, Ung.Chloramphenicol 5 %. 2 X ne dite per 5 dite.

Konsulta me Kirurgun e Femijeve per cdo ndryshime te situates.

Me respekt,

Dr Ardian I.Shefkiu

Kirurg i Femijeve

/komuniteti