Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-kirurgun-pediatrik

Bruhi ose hernia

Pershendetje doktor. Un kam lindur tash 2 muaj por gjate shtatezanise diku ne muajin 5-6 me eshte paraqitur si 3 topa mbi kerthize kur e kam pyetur doktorin me ka thene qe eshte bruhi por nuk mund te hiqet para si ti kryesh femijet behet intervenimi ose operacioni. Ose te mbaje nje pojas te shtrenguar nganjere ulen pak por nganjehre theksohen me shume dhe me dhembin. A keni ndonje keshille si ti largoje? App per qfar intervenimi eshte fjala? Pse nuk behet para se ti kryeni femijet? A ka ndonje pasoje? Cili eshte shkakuqe eshte bere? Faleminderit.

Marigona Sadiku (11 vite më parë)

Dr. Ardian Shefkiu - kirurg pediatrik
Kirurgu pediatrik përgjigjet
Dr. Ardian Shefkiu

Pershendetje zonje,

Sipas kesaj qe po e pershkruani ju duket se keni te beni me ate qe ne gjuhen mjekesore njihet si Herni epigastrike dhe gjithmone kerkon trajtim kirurgjik.

Eshte me e shpesh ne mes moshes 20 - 50 vjeqare dhe arsyeja pse shfaqet eshte, sepse ndodh nje shembje e murit te barkut si pasoje e dobesimit (disastazes) muskular ne kete pjes dhe qarjes se fascias qe eshte nje shtrese shume e rendesishme anatomike e vendosur nga pjesa e mbrendshme dhe te jashtme e muskujve.

Nje numer i madh i hernive jane te lindura e nje numer fitohen dhe shfaqen gjate jetes.

Faktore risku qe d.m.th. paraprijne semundjen ose ti rrisin mundesine qe te shfaqet jane te shumte, duke filluar shtatzanite, obeziteti, kollitja e stergjatur, puna e rende fizike etj.

Pse duhet operuar, pasi qe me kalimin e kohes vazhdon e rritet, mbrenda qeses se hernise mund te futet nje segment (inkarcerat) i zorreve, ose i nje shtrese dhjamore qe eshte siper zorreve qe ju shkakton dhimbje dhe mund te strangulohet, d.m.th. te demtoj zorren e futur duke ia demtuat qarkullimin e gjakut.

Ekzistojne sot disa metoda per operimin e hernise, tek te rriturit me rrjeta speciale te ndryshme e me vendosje ne shtresa te ndryshme te murit te barkut, pa rrjeta fare vetem duke i bere plastike te murit te barkut, me laparoskop etj.

Ju duhet te kontaktoni nje Kirurg te Pergjithshem per te mare pergjigjen me te sakte per menyren dhe kohen e operimit.

Me respekt,

Dr Ardian I. Shefkiu

Kirurg Pediatrik

Jozefin Pap. (8 vite më parë)
pershendetje Dr. Ardian kam nevoje per mendimin tuaj ,herniet esht me mire te operohen para shtatzanis apo pas...un jam e posamartuar dhe kam problem me herniet dhe kam ne plan qe te behem nene por nuk di cka te bej se mos me bejn problem herniet gjat shtatzanis,nga pesha !!?? ju lutem me jepni pergjigje. ju falemnderit per kohen.
besaaa (9 vite më parë)
a ka mundesi dikush te me drejtoj te ndonje grua qe ngjesh, femiu im ka probleme me hernien bruhin testiset i ka te enjteura.
Sabit (9 vite më parë)
Jam 19 vjeqar prej ne moshen 8 vjeqar jam rrezuar dhe jom lenduar por deri ne ket mosh skam mundur ta verej tash kam ber disa analiza dhe kam kuptuar qe kam bruhin si mundet te sherohet a ka ndonje pasoj nqofse e largoj me respekt Sabiti
arttrit (10 vite më parë)
Djali me ka lind me bruh eshte dy muaj e gjysme mkan than qe duet me operu por a ka munsi me ju hjek apo duet me operacion patjeter..dhe nese e mbajj edhe disa muaaj a mund te ket problem serioz mjeku mka than qe kanali eshte i hapur dhe po i leviz a ka dhimbje prej bruhit

/komuniteti