Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-kirurgun-pediatrik

Thoj ne mish

Pershendetje Kam nje problem me djalin e vogel eshte afersishte 3 muajsh dhe ka thojin e gishtit te madh te kembes ne mish.Thoj eshte i mbuluar me nje kellef mishi dhe nuk duket fare.E kontrollova tek pediatria dhe ajo me tha tja lyhej me betadine dhe e cova tek kirurgu pediater dhe ai me tha qe ka nevoj per nderhyrje kirurgjikale pasi kjo eshte e lindur.Tani dua te dije nga ju nese ka ndonje menyre tjeter qe te eliminoj nderhyrjen pasi ai eshte shume i vogel? Theksoj se kjo nuk i dhembe dhe mishi qe ka mbuluar thojin eshte pak i kuq .Faleminderit per ndihmen qe na jepni ne nenave te reja.

Jonida Jonida (10 vite më parë)

Dr. Ardian Shefkiu - kirurg pediatrik
Kirurgu pediatrik përgjigjet
Dr. Ardian Shefkiu

Pershendetje zonje,

futja e nje pjese anesore te thoit ne mish te gishterinjve te kembes njihet ne mjekesi si Unguis incarnatus.

Kjo semundje ka te bej me predispoziten anatomike te gishterinjeve ne raport me thonjet dhe tek moshat deri ne nje veç pothuajse asnjehere nuk operohet.

Prandaj, ju sugjeroj qe njehere te mos behet ndonje nderhyrje kirurgjike pasi qe brenda disa javesh procesi inflamator do te terhiqet duke perdorur lokalisht kremera te ndryshem, duke i bere toalet me kamomile te vaket dhe duke i ndihmuar me ane te limes se thonjeve qe me kujdes te nxirret thoi mbi lekure pa shkaktuar lendim te lekures dhe thoit.

Perdorni lokalisht yndyre Terbanatin 2 x ne dite pes dite qe eshte nje antimykotik dhe ndihmon qe mos te shfaqet ndonje infeksion mykotik. Megjithate, duhet ti drejtoheni kirurgut pediatrik, per nje mendim te dyte dhe per vleresim real te gjendjes aktuale.

Me respekt,

Dr Ardian Shefkiu

Kirurg pediatrik

044 125 510

ardian_shefkiu@hotmail.com

/komuniteti