Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-kirurgun-pediatrik

Gjakderdhja te djali im 3 vjeç

Pershendetje... djali im i ka 3 vjec e gjys. Kishte djegesime poshte... por nuk qajti... ne breke pash qe kishte pak gjak. Ju lutem me tregoni cfare mund te jete? Gjithe te mirat dhe flm shume per pergjigjen.

Krenare Gashi (10 vite më parë)

Dr. Ardian Shefkiu - kirurg pediatrik
Kirurgu pediatrik përgjigjet
Dr. Ardian Shefkiu

Pershendetje Znj. Gashi,

Sipas pershkrimit qe po beni femiu juaj mund te kete ndonje infeksion urinar, por ka rendesi nese eshte hera e pare apo perseritet ky problem, ose eshte problem qe ka te bej me lafshen e penisit, e cila nuk eshte e hapur mjaftueshem dhe mund te jete çare ne siperfaqe dhe te kete gjakosur qe ne fakt nuk perben ndonje shqetesim te madh.

Per te vertetuar keto qe po them eshte e thjeshte, duhet te beni vetem nje analize rutinore te urines per te pare nese ka prani te (eritrociteve) gjakut ne urine ose jo gje qe kontrollohet me pas nga mjeku familjare ose Pediatri i femiut tuaj, dhe me pas te konsultohet Kirurgu i Femijeve.

Ne rast se kemi te bejme me hapje te pamjaftueshme te lekures se majes se penisit (lafshes), behet zgjerimi manual i lafshes nga ana e kirurgut te femijeve dhe duhet te perdoret nje krem antibiotik lokalishte per disa dite dhe te behen toalete me caj kamomile te vaket.

Me respekt,

Dr. Ardian I. Shefkiu

Kirurg i Femijeve

Krenare Gashi (10 vite më parë)
Ju falinderit shumm prej juve dr.Ardian....Po esht hera epar per qe indodh keshtu.

/komuniteti