Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-kirurgun-pediatrik

Hemangioma

Pershendetje, Kam vajzen 3 muajshe dhe tek vrima e hundes se majte ka hemangiome ashtu me tha pediatri se eshte hemangiome , kjo ju ka shfaqe pas 3 jave qe ka linde, me propozuan me operu tek kirurgu plastik mirepo te them te drejten pata frike pasi eshte shum e vogel prandaj te lutem qfare me sygjeroni ju a eshte e nevojshme operimi apo ka ndonje krem qe mundet me ndihmu per me iu sheru? Pres pergjigjje nga ju, Gjitha te mirat

Merita Mustafa (10 vite më parë)

Dr. Ardian Shefkiu - kirurg pediatrik
Kirurgu pediatrik përgjigjet
Dr. Ardian Shefkiu

Pershendetje zonje,

problemi qe ka vajza juaj nuk duhet te ju shqetesoj pasi qe Hemangioma eshte nje semundje mjafte e shpeshte qe ka te bej me ndryshimin e eneve te gjakut ne nje pjese te caktuar te trupit.

Shumica e hemangiomave nuk kerkojne trajtim te veqant perveq percjelljes se tyre, dhe ne shumicen e rasteve deri ne moshen 5 vjecare pothuajse 90 % e tyre terhiqen.

Vetem ne rast se ka rezikshmeri per gjakosje ose eshte nga ato format e medha qe formojne kaverna ne vendin ku eshte e lokalizuar, ateher duhet menduar per trajtimin e tyre por jo gjithmone menyra me e mire eshte ajo kirurgjike.

Duhet te konsultoni here pas here kirurgun e femijeve ose kirurgun plastik per te pare ecurin e kesaj semundje.

Me respekt,

Dr Ardian I. Shefkiu

Kirurg Pediatrik

/komuniteti