Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-kirurgun-pediatrik

Rreth ngaterrimit te zorreve

Pershendetje i nderuar doktor. Do te isha shume e lumtur nese do te me pergjigjeshit ne kete pyetje. A mund te me shpjegosh se nga vie deri tek ngaterrimi i zorreve? Cfare ndikon qe vie deri tek ngaterrimi i tyre? A ndikon gjithashtu ushqimi dhe cilat ushqime ndikojne ne kete problem? Pres pergjigje nga ju.

Lejla Alihoxha (4 vite më parë)

Dr. Ardian Shefkiu - kirurg pediatrik
Kirurgu pediatrik përgjigjet
Dr. Ardian Shefkiu

Pershendetje zonje,

Ngaterrimi, bllokimi ose lidhja e zorreve qe njihen ne gjuhen e perditshme popullore ne mjekesi njihet si Ileus.

Ileusi eshte nje semundje te cilen e shkaktojne disa semundje kirurgjike te cilat jane te shumta dhe mund te jene te lindura dhe te fituara.

Por shkaqet me te shpeshta qe qojne ne Ileus jane intervenimet e meparshme qe mund te jene realizuar ne bark, me craste krijohen adesione - ngjitje te zorrev mes vete ose te zorrev me murin e barkut.

Ushqimi nuk ndikon ne Ileus, por nese flasim per Ileus paralitik qe shkaktohet si pasoje e crregullimit te elektroliteve (Na, K, Cl) atehere per kete duhet te kontaktoni Pediatrin - Gastroenterolog.

Per te folur per Ileusin duhen disa faqe por besoj se ky informacion eshte i mjaftueshem per ju.

Nese keni pyetje shtese rreth kesaj teme ju mirepresim.

Me respekt,

Dr Ardian I. Shefkiu

Kirurg i Femijeve