Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-kirurgun-pediatrik

Kerthiza e vajzes

Pershendetje doktor! Jam e shqetesuar shume per vajzen time. Ajo eshte dy muajshe. Kur i ra kerthiza ngeli nje pjese e lengshme qe here pas here i rridhte leng i verdhe. E coja here pas here ne konsultore ku i ben trajtim me nitrat argjendi. Vendi iu mbyll mirpo tani kerthiza i ka kercyer perjashta dhe e ka pasur te skuqur. Doktoresha me tha qe duhet ta kontrolloja here pas here per temperature se mund te kishte infeksion te brendshem. Por ajo nuk ka pasur temperature. E kam lyer here pas here me betadine. Skuqja tani i ka ikur por kerthiza ka ngelur po njesoj. A duhet te shqetesohem, a ekziston ndonje trajtim? Faleminderit.

Kaltra Mia (4 vite më parë)

Dr. Ardian Shefkiu - kirurg pediatrik
Kirurgu pediatrik përgjigjet
Dr. Ardian Shefkiu

Pershendetje zonje,

Problemi i vajzes suaj sipas asaj qe thoni - shkruani ju nuk duhet te ju shqetesoj shume.

Mbetja qe eshte trajtuar me nitrat argjendi ka qene Granulome e kerhtizes qe eshte shume e shpeshte pas renjes se mbetjes se kordonit te kerthizes.

Ndersa ajo qe e pershkruani si e dale ose e kercyer e kerthizes jashte quhet Herni umbilikale dhe ne shumicen e rasteve deri mbi 90 % nuk kerkon intervenim kirurgkjik por percillet, dhe deri ne moshen 5 vjecare me rritjen e femiut vetvetiu mbyllet defekti i murit te barkut ne nivel te kerthizes.

Nese ky defekt persiston edhe pas kesaj moshe d.m.th. 5 vjecare ateher duhet intervenuar dhe korigjuar defekti ne menyre kirurgjike.

Ka rendesi qe mbrenda ketij defekti te mos inkarcerohet - futet ndonje segment i zorreve sepse kjo situate qe eshte shume e rralle mund te kerkoj intervenim kirurgjik urgjent.

Per cdo informacion shtese ne lidhje me kete problem duhet te kontaktoni Kirurgun e Femijeve.

 

Me respekt,

Dr Ardian I. Shefkiu

Kirurg i Femijeve

Lindushee28 (1 muaj më parë)
Pershendetje doktor kamvajzen 1vjeqare kerthizaa jo aq mir nuk shifet qart permbii ka si gogel tvogel tfort dheka gerqee nje doktor mthaa me operu qkaaa mendoniii ju A ka zgjithjee tjeraa.
Kaltra Mia (4 vite më parë)
Shume faleminderit doktor!