Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-logopeden

Vajza 27 muajshe flet shume pak!

Pershendetje e nderuar, vajza ime kete dite i mbush 27muaj krejt qka ajo flet jane: mami babi gjyshi gjyshja axhi teta uji , numron negjuhe angleze dhe disa fjale tjera te oerditshme , ajo kupton gjithqka qka i flasim po vet nuk formulon fjali. A eshte kjo per tu shqetsuar , poashtu edhe kete fjali ka filluar pas moshes 2 vjeqare..Cka na sygjeroni ? Vajza eshte shume aktive degjon muzike shume dhe imiton krejt qka sheh...

Orkidea Shahini (8 vite më parë)

Arta Abdullahi - Logopede
Logopedja përgjigjet
Arta Abdullahi

Përshëndetje e nderuar.

Fëmija në moshen 27 muaj rrit ndjeshëm kuptimin e fjalëve , fjalori aktiv fillon e pasurohet, fillon e kombinon fjali, emërton objekte dhe pjesë të trupit , luan me fëmije të tjerë , kupton fjalitë mohuse po ashtu interesohet për muziken, televizorin dhe filmat.

Mirëpo zhvillimi i ritmit te çdo fëmijë ndryshon prandaj arsyja qe përse vajza juaj ka aq pak fjalë mund të jenë shkaqe te ndryshme por një ndër to mund të qëndron ose në faktin se i mungon stimulimi verbal nga ana e rrethit social.

Dhe po ashtu nuk duhet të lejoni gjatë gjithë kohës të dëgjoj muzike dhe duhet të jene të zgjedhura kengët për femijë. Por ju këshilloj të dergoni vajzen një vizitë tek logopedi.

/komuniteti