Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Një post i huazuar por shumë domethënës..!

Boll ma! Mos i pyetni çiftet kur po bëjnë fëmijë!
(duke u bazuar në ngjarje të vërteta që po i mundojn çiftet kohëve të fundit)

Një nga komentet që duket tejet i pafajshëm dhe dashamirës është: “Njerëz, çka ka të re, hajdeni kur jeni tu ba naj fëmijë ma shpejtë”, por për të gjitha çiftet një pyetje apo koment i tillë është shumë i sikletshëm, i neveritshëm, dhe shumë shpesh një koment që shkakton dhimbje, stres e depresion.

E vërteta është se ju nuk e dini kurrë se nëpër çfarë po kalojnë njerëzit, pavarësisht se përgjigjet e tyre janë shpesh këto:
-“Jemi duke e shijuar martesën njëherë”.
– “Jemi të zënë me karrierën.”

Shumë herë ajo që nënkuptohet pas këtyre përgjegjeve të “ftohta” janë vështirësi të mëdha që mendja e një kureshtari të rëndomtë s’mund ta zbërthejë, që t’i lëjë të qetë të tjerët në përpjekjet e tyre me jetën.
Derisa ajo apo ai u jep juve përgjegjet e mësipërme, ata mund të jenë duke u përballur me një abort të sapokryer pavullnetshëm, mund të jenë duke u përballur me trajtime infertiliteti, mund të jenë duke u ballafaquar me konflikte të sapokrijuara në martesë nga ndryshimi i ritmit të jetës dhe fillimi i një periudhe të re.

Ose një mori arsyesh të thella personale të cilat nuk janë puna juaj.
Këto përgjegje më lartë janë arsyetimet e zakonshme që “JU” i shtyeni njerëzit t’ua japin; ata detyrohen të maskojnë disponimin e tyre dhe tu japin buzëqeshje fallco për tu rehatuar juve kërshërinë passive dhe pavetëdijshëm dashakeqe (shpesh edhe vetëdijshëm).

Ndërkaq, kjo nuk është e gjitha, edhe kur “JU” merrni këto përgjegje, ju vazhdoni tu bëni presion dhe t’i bëni të ndihen edhe më keq, duke dhënë komente shtesë, të tipit:

– “ Vitet po shkojnë, mos e le anash këtë farë pune.”
– “S’ka arritje më të madhe se sa të bërit fëmijë, por ai që s’ka nuk e kupton një njdenjë të tillë.”

Njerëzit që po përballen me vështirësi të tilla nuk kanë nevojë tu dëgjojnë broçkullat e juaja se si po u kalon ora biologjike për me lindë fëmijë; ata nuk kanë nevojë për energjinë tuaj negative që ua lodhë b*thën përherë e më tepër; thjeshtë ata nuk kanë nevojë për të tillë njerëz në jetën e tyre, qofte edhe kur takohen kalimthi me ju, dhe në ato dy minuta interkurs ju nuk kurseheni t’i pyesni: “A ka naj fëmijë”, si me pyet për çmimin e ndonjë gjëje të lirë në market.

Shumë çifte përpiqen me vite me radhë, dhe shumë të tjerë s’mund të vendosin për fëmijë, prandaj le tu japim kurajo përmes këtij shkrimi, duke vendosur që të shohim vetëm para hundëve tona, sepse kërshëria nuk përfundon me kaq.

Gjithmonë ka dhunë të tillë psikologjike edhe pas fëmijës së parë: – “Kur të dytin?” “Kur të tretin?, dhe çështja vazhdon e vazhdon…
Njerëzit kanë të drejtë të vendosin se kur familja e tyre është e plotë, se kur ata ndihen të realizuar dhe përmbushur, jo JU. Ju keni të drejtë, por keni të drejtë ta vendosni për veten tuaj. Pra, BOLL i pyetët ata se kur kanë ndërmend me ‘ba’ fëmijë. Kqyrini punët tuaja.
♥ Jona ♥ (6 vite më parë)
♥ Jona ♥ (6 vite më parë)
Amin oj mike ishalla te gjithave ju gezon Zoti sa me shpejt Ai ka per te gjithe.. lutem cdo nate e sa here me bjen mend per cdo cift ta gezoj Zoti me evlad.. por prap se prap me caktimin e tij duhet te pajtohemi e ta shijojme jeten me ato cfare na ka dhuru.. ju pershendes shume e Zoti ju rujt .
Ermira E (6 vite më parë)
Po jona stres eshte kush eshte provu e di. Dikush ndoshta pa qellim po prap siklet per neve. Sidomos ciftin vifen dyt siklet se mu mdhimbet burri burrit ju dhimbna une qe po ndihna keq. In shalla na gezon zoti krejtve
(6 vite më parë)
shum tekst domethenes un e kom pas te kunderten pse si u martove mete shtatzan hahahha sun ju bjen ne fije njeri insha llah mbushemi men naj her
Dorina Tina (6 vite më parë)
Wow shum domethenese dhe e vertet , fatkeqesisht kjo pyetje sdo te perfundoj kurr gjithmon e njejta kur takojm dike ose kur vjen dikush musafir e di qe pa pyt nuk e len kjo po na ben me shum stres dhe tani po merzitemi edhe me shum se me mir po e dijn te tjeret qe sa vite jam martu e skam femij sesa un qe po e haroj ndonjeher ,spo mundemi me ndryshu asgje perpos qe me u mundu me ju ik fjalve edhe me u qetsu mos me u bo nervoz
Ari H (6 vite më parë)
Shum shumm e vertet e nderuar se keshtu 90% e njerzve na bojn presion sa mendon te qetsohesh me ate qe e ke mendjen edhe ti vet ata vin e te perseritin fjalet sa te acarojn kur ta shkruaj zoti at her do ndodhi po tek ne shqiptaret skan besim ne Zot se po tken leja ndor Zotit se ka per tgjith
♥ Jona ♥ (6 vite më parë)
edhe une i kom perjetu te gjitha keto... tani jam ne kete fazen e paslindjes.. vajze?? Kur do t'ia besh nje vella ?!!
(6 vite më parë)
E lexova edhe une para ni jave dikund fb shum tem domethanse.. po shqiptarin e han diqka ne bark mos me vet.. !
Brik’ena S (6 vite më parë)
perfeeekt teem , krejt tekstin po gjej veten tiime dhe pyetjet e njerzve : Mos u ruj shum mas abortit se tana problem ki me pas hahahaha . ishalla mushe me nejher se ska femer qe ska qef me perjetu ket ndjejnj por duhet sabeer ne tana ont .
Ana M (6 vite më parë)
Bash teme e qellume une frik vjerres tem i thash se kunata jem e ka nji qik e spo jet mo mytet tu than qe ajo met me qat qik ti hiq ,e i thash n'a sa po dojm me largu pak ju sna lini me harru smujta pa fol se m vloj valla n'a a skem qef a po njerzt nuk t lojn rahat me u marr me problème tuat
Elona Z (6 vite më parë)
Jona ty te lumte po kujt ti thuash... Ja fillojne qe vajze ha dicka te re, sa fejohesh he po ju shkoj shume kur po martoheni... kur martohesh he ca pret me ba bebin???? Kshtu eshte vendi ku ne jetojme une jam bere aq e ftoft sa kam fillu sme bejne me pershtypje, normale qe me nervozojne pak. Jo shkoft mbare kudo ..
Gentiana Btc (6 vite më parë)
Ahh mire ish kan ashtu po shqiptari pa i shti pak hunt pun huja zbon. Haha

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?