Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Shtatzania dyt
Nena si jeni
Dje bera nje test shtatzanis dhe me doli pozitiv ende skamtermin te mjeku por kam vajzen edhe pak ditë ben 15 muaj dhe ende e ushqej me gji si me kishit kshillu ju sipas pervojes tuaj se si tja hjek gjirin spo di si me vepru se nuk flen asnjeher pa pi gji si te ja bej me tregoni please
Belja Ns (5 vite më parë)
(5 vite më parë)
vajza 01234 kurkush debat spo don me ba ama diqka qe e di sigurt qe sesht ashtu nuk e perkrahi. shendet per juve.
(5 vite më parë)
Ami-n edhe juve, asesi motrushk.
(5 vite më parë)
vajza, motër mos të keqkuptohemi e kuptoj që edhe ti si këshillë na dhe të kuptoj shumë mirë e dashur , Zoti të rujt
(5 vite më parë)
Un nuk dashta me nxit debat, e as nuk dua, fe-ja ime nuk ma lejon ta ofendoj askend edhe nese te shan, kshtu qe un kerkoj falje nese dikush nga ju u prek, mirpo un thash at qe mjeku kshillon tek ne dhe at qka burri e ka studiu, oj Rina Anir a jepe kshilla ti nga vetja a po une? Un nuk thash mendoj prej vetit. Sidoqoft gjdo nen vendos per fmiun e vet vetem se edhe kunata ime ja ka hjek gjirin djalit se pat mbet shtatzan kur u kish djali 7 muaj.
Belja Ns (5 vite më parë)
Faleminderit per keshillat kam lexu edhe ketu shumë gra nuk ja kan ndalu gjirin edhe pse jan shtatzan po do ta pyes edhe mjeken javen tjeter kysmet ju pershendes te gjithave ju duaa
(5 vite më parë)
bash disa prej juve po jepni keshilla veq hajt po shkrujm diqka, asnje gjinekolog nuk thot qe sben me ushqy femijen me gji nese ke mbet shtatzan, ti bejla vendos per veten tende siq ka thene Lo*al*am nese don me mbajt ose jo. une e kam mamin moter medicionale (mami) ne gjinekologji mua dhe motren na ka mbajt te dyjav bashk ne gji se ka mbet meniher mbas 6 muajve shtatzane e sot jemi permerak te dyjat, as na spo folim kot se koti...
Genta . (5 vite më parë)
Vajza01234 askush spo japim këshilla nga vetja, por jemi nëna te 2-3 e me shumë fëmijëve ktu. Ecim me këshillat e mjekeve, gjinekologeve. Nuk paraqet asnjë problem. Belja ti e dashur je në amerikë hyn e lexo ne ndonje faqe. Mos ja ndalo gjirin këto muajt e parë veq pse je shtatzan, e nese don vet mja hek ok
Belja Ns (5 vite më parë)
Faleminderit shumë prej te gjithave javen tjeter do ta pyes mjeken se qfar me keshillon edhe mjekja ju pershendes te gjithave mpuq
Engela Egi (5 vite më parë)
e dashur shtatzani te mbare me bebe te shendetshem , por motra ime ka mbet shtatzen me djalin e vogel ka qen 8 muajsh dhe 1 jav e ka mbajt me gji deri sa ja largoje se i tha doktorresha qe nuk eshte mir ta mbash me femijen ne gji kur je shtatzen , se i fillon diarreja femijes dhe diten e fundit tha motra me dijarre ka qen
(5 vite më parë)
e pse e demshme???? e demshme hiq sesht se qumshti gjirit kurr nuk prishet ka plot e plot nena qe i mbajn gjate ter shtatzanis femijen me gji e vazhdojn kete proces edhe pas lindjes me te dy femijet. perveq lodhjes se nenes kurgjo tjeter te demshme ska ktu, perndryshe mundi me hi edhe te grupi "perkrahim nenat gjidhanese" pse te grupi "familja dhe shendeti", kur lexoj per rendesin e qumshtit te gjirit em vjen me qajt qe skam mujt me ushqy femijen time me shume si 4 muaj. bejla nese ti e ndjen veten mire vazhdo sa te mundesh pa vesvese qe te ben dem ne shtatzani.
(5 vite më parë)
më fal vajza 0123 po kjo mund ta pyes dhe mjekun ktu i kallxojn grat përvojat e veta dhe un i kallxova për përvojën e motrës time , asgjë ska shkaktu dëm që ja ka vazhdu djalit gjidhënien e ka qikën si molla .. mirëpo ndoshta tek dikush ndikon ne nuk dimë më shumë se përvojat tona.. mos ma merr për të keq të përshëndes.
Besime Imeri (5 vite më parë)
Fillo ngadal ta hekesh nga gjiri;per nji kohe te shkurt sesht problem mirpo mos e zgjat se nuk preferoehet gjidhenjia gjate shtatzanis.
(5 vite më parë)
Mos jepni kshilla nga vetja asesi nuk ben me mjeksi e burri im qe ka studiu bilogjin mka tregu qe eshht e demshme gjidhenja gjat shtatzanis, vazhdo 2-3 muaj rralloja dhe largoja krejt, mundohu mej jep qaj para gjumit ose qumsht.
Genta . (5 vite më parë)
Urime per shtatzanin e dashur. Lëri ato llafet e plakave qe thojn, nuk mbetesh shtatzan kur ushqen me gji, ose kur mbetesh shtatzan duhet tja heqësh gjirin... për cfar arsye tja heqesh? Lirisht vazhdo ushqeje, shtatzania mirë se vjen, tash je në fillim aspak nuk ndikon, e ndoshta pas 4-5 muajsh do jetë pak me vështir se mos te vret apo dicka. Kshtu qe veq ushqehu mirë dhe shëndetshëm, merr vitaminat e duhura, ushqime që permbajn hekur, se tash i mban plus 2 shpirtra:)))
(5 vite më parë)
motra ime ka mbet kur ja ka bë djali 9 muaj ajo nuk ja ndërprejti derisa nuk i ka pëlqy më djalit.
(5 vite më parë)
urime shtatzanin , une kam njoft nana qe deri sa kan lind i kan ushqy me gji femijet e mdhenje edhe asnje dam nuk i eshte ba as nanes as bebes ne bark .
Ema Lutfiu (5 vite më parë)
Belja te njejtin rast e kam edhe un sapo mi ka mbush djali 15 muaj e mora vesh para pak dite qe jam shtatzane dhe tnjejtin hall si ti e kam se djali nuk me fle pa gji . Un ende jam tu i dhan edhe pse mjeku me rekomandoi me ja nderpe se tha nuk e preferohet gjate shtatzanis ushqyerja me gji pasi qe mitra tkurret e ka mundsi me i ba dem bebes qe e mban ne bark perndryshe tha ti vendos ska asgje tsigurt 100% . Zoti na ndihmofte e urime shtatzania
Ana . (5 vite më parë)
Se pari urime e te shkofte mbare shtatzania.. Mesa di ska asnje problem te vazhdosh gjidhenien

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?