Pëlqeje në
E pelqej BebaIme.com në Facebook


Rreth shtatzënisë


Pershendetje nena, desha tju pyes se jam martuar qe 10 muaj mirepo nuk po mbes shtatzene jam tu bo kontrollat te gjinekologu po dicka vezoret nuk po mujne me pjek vezen. A ju ka ndodh najkujt prej juve kjo? I kam marre edhe injeksionet merional kete muaj shkova te mjeku po tha as tash veza nuk u zhvillu, ju lutem me tregoni se cka te bej se jam shume e stresuar.

Delvina Krasniqi (2 vite më parë)

Shto Koment

  • anaa1 (1 vite më parë)
    Delvina, hasa ketu ne brengosjen tende,po thuajse te njejtin problem sikur ti e kam pasur edhe une folikula tek une eshte pjekur me vone dikur ka fundi i muajit rreth dites se 25-te prej dites se pare te mujoreve,mirepo me percjellejn e ditve siq me ka rekomandu doktoresha tani jam shtatzene vetem 1 muaj para se te mbetem shtatzene kam qen ne kontroll ma ka shpjegu gjendjen time dhe diten me te favorshme kur mundem me met shtatzene dhe ate kohe kam mbet,te kisha preferu ta vizitosh gjinekologen Gjina Zeqiri ka ordinancen ne breg te diellit Global Hospital , po une mund te le edhe nr e telefonit per termin zakonisht punon paradite 044770002 , nuk kam perdor terapi per rregullim te mujoreve, kjo eshte normale qe te dikush pjeket vezorja me ngadal, ndoshta trashegemi , ndoshta vetvetiu, mos u brengos fare per ate se nuk mbetesh shtatzene, sigurisht me shume te brengos rrethi qe pysin perher ndonje te re, etj etj, une ne muajin e 15 te marteses kam mbet shtatzene, tani jam ne muajin e dyte, mos e le asgje shko per te hequr merakun, e shpresoj se nuk do te ndihesh e zhgenjyer, ketu paske shkruar moti uroj qe tani te jesh shtatzene mirepo per qdo rast, te ju shperbej edhe te tjerve qe kane te njejten brengosjee qe hasin ne kete koment, gjithe te mirat dhe shume suksese per grat qe deshirojn te behen nena :)
  • Emel (2 vite më parë)
    ... Magjistralja Prishtine - Mitrovice diku rreth 10 km ordinanaca DRITA dr. Nystret Haradinaj nr. i telefonit 044198239. Se di nashta mundesh me gjet edhe dr. ma te mire por nuk eshte shume larg Prishtines edhe per problemin tende eshte shume dr i mire, te gjithe e lavderojne, se edhe vet kam shku edhe si trajtimi i ktij dr. nuk me kan ndihmu asnje tjeter, s`ka nevoje per mem falenderu, na ktu jemi per me i ndihmu njana tjetren, po ishalla veq ki sukses e ndegjojm qe edhe ti po na behesh nene se shpejti....
  • ija h (2 vite më parë)
    Mundesh me shku Delvina edhe tek dr.Mentor Kotorri , eshte mjek shume i mire , per qdo gje mund te te tregoje se ku gjindet e krejtesisht ok te deshiroje qe sa me shpejt te fillosh shtatzani te mbare dhe te mire.
  • Aera (2 vite më parë)
    Nese jeton ne Prishtine apo ne Kosove ta kisha propozu dr. Agron Krasniqin qe e ka ordinancen te posta kryesore (posta e madhe).
  • Delvina Krasniqi (2 vite më parë)
    Ok Emel une jetoj ne Prishtine te lutem ma dergo ra adresen e dr ku ishe ti flm shume qe po ki kohe e po me shkruan ishalla te ndihmon zoti ne lindje.
  • Emel (2 vite më parë)
    ... Une e kam nje vajze dy vjec e gjyse, tash po e pres edhe nje vajze tjeter. Jam prej Vushtrrije, nese jeton ne Kosove ose afer Prishtines ta jap nje adrese ku jam kontrollu une. Te uroj qe sa me shpejt te mbetesh shtatzane, e di cka eshte me perjetu ate ndjenje, prej frikes mos nuk po mund me pas femije kurre. Ama zemer ti nuk kishe shume kohe qe ishe martu, une kater vite nuk kom mujt me mbete shtatzane, e kur muajt bahen vite stresi gjith bahet ma i madh, po ishalla nijm sa ma shpejt qe edhe ti po pret nje femije ....
  • Delvina Krasniqi (2 vite më parë)
    Emel flm shume, a ki tash ti femije te lutem edhe prej cilit vend je edhe te cili doktor je kontrollu? ti
  • Emel (2 vite më parë)
    Delvina une i kam marr tete injeksione ama jo te gjitha per nje jave, po kater njehere, kater muajin tjeter edhe kam perdore shume gjate terapi me klomifen dhe cyclo progynova ama gjithmone me pershkrimin e gjinekologut ku une i bajsha vizitat e kur i perdorsha keto e kisha ciklin me rregull se dr. thojke qe po pjeket veza cdo muaj ama si i nderprejsha serish kisha problem me cikel, megjithate nuk ish ky naj problem shume serioz qe ne te ardhmen mos me mujt me lind femije vetem duhet me percjelle gjendjen patjeter te nje gjinekolog e te kisha keshillu qe mu mundu me gjet ndonje qe ke degju qe eshte dr. i mire, puna qe mos me perdore hapa shume edhe terapi te panevojshme, te pershendes...
  • Delvina Krasniqi (2 vite më parë)
    Po Emel te lutem sa injeksione merional ke marre ti? Une kam marre 4 injeksione edhe une kam pas problem me cikel se kam pas ne rregull kurre ama tash jam me terapi per rregullim te ciklit cdo muaj perdori primolut, ishalla do zoti te mbes shtatzane se shume merak jam bo.
  • ija h (2 vite më parë)
    Pershendetje Delvina , besoje qe do jesh mire , inshalla do zoti qe sa ma shpejt te sherohesh dhe te ket ndikim mjekimi te fillosh nje shtatzani sa me te mbare , nga je dhe tek cili mjek kontrollohesh se mjeku duhet te tregoje se cila eshte menyra me e mire e mjekimit dhe cilat barna ndikojne me se miri , acidi folik dhe clomifeni jan medikamente te dedikuara pikerishte qe te filloje nje shtatzani , megjithate mike e nderuar kenaqu sa me shume dhe mos i mbaje mendet tane kohen tek kjo gje se zoti do te gezoje ateher kur ti te jesh e qet dhe e kenaqur me gjerat qe ti sjell jeta , ishalla do zoti sa me shpejt te na lajmerosh qe je shtatzen, gjithe te mirat .
  • Delvina Krasniqi (2 vite më parë)
    Po po jam tu perdore acid folik edhe prej dites se 3 te ciklit deri diten e 7 perdori kllomifen.
  • Emel (2 vite më parë)
    Delvina te njejtin problem e kam as edhe une edhe tre muaj mas injeksioneve kam mbet shtatzane kam ba shume kontrolla edhe shume kam qene me stres se nuk besojsha qe ka me mbet najhere shtatzane po ti eshte shume e rendesishme me pas vizita te gjinokologu mos mu stresu shume rreth shtatzanise patjeter edhe me ba shume lutje drejtuar zotit natyrisht nese besoni nuk e di a e ki ciklin me rregull se zakonisht problemi i mos pjekjes se vezes rezulton me ni cikel te crregullt une kam pas shume problem kurre se kam pas ciklin normal besa as mas lindjes hic nuk ka ndryshu po edhe gjinekologu ku i bojsha kontrollat u quditke megjithese kom perdore shume terapi veq me arrite me pjek vezen cdo muaj para me me ardhe cikli me rregull e kur ndodh koj mandej shtatzanija eshte ma e lehte si do qe te jete te uroj qe te mbetesh shtatzane sa me shpejte, te pershendes.....
  • Delisia Delis (2 vite më parë)
    Delvina me vjen keq por mjeku nuk te rekomandoi ndonje mjekim?Sepse nuk eshte e mundur qe kjo gje te mos kurohet.

kthehu
www.facebook.com/hippkosovo
Kontakt
© Beba Ime 2010. Kjo uebfaqe përmban informata të një natyre të përgjithshme dhe është e dedikuar vetëm për nevoja edukative. Nëse keni shqetësime për shëndetin tuaj apo për shëndetin e fëmiut tuaj, duhet gjithmonë të konsultoheni me mjekun apo me personel tjetër profesional medicinal.