Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Jargë me gjak në javën e 39 të shtatzënisë

Nena te dashura une jam ne javen e 39, dje vereva se me doli si jarge me gjak dhe sekrecione kafe u shqetesova dhe vajta te gjinekologu, bebushja ishte mire me vizitoi dhe doktori edhe tha qe akoma nuk je hapur, por une qe dje kam prap keshtu si jarge me ngjyre kafe, gjinekologu me tha te vete edhe njehere neser por une ndjej dhimbje ndonjehere, a ju ka ndodhur edhe ju kjo?

Floa Gra (12 vite më parë)
Floa Gra (12 vite më parë)
Flm shume per pergjigjet tuaja,,po ma tha edhe doktori per levizjet por jo femija leviz goxha here dite nate
Kosovare 1 (12 vite më parë)
Shenjat që tregojnë se lindja është pranë. Gratë shtatzëna shpesh herë tremben kur dallojnë një si “tapë” të trashë, të perzier edhe me copëza gjaku t’u dalë nga vagina, pa bërë ndonjë sforcim dhe mund të jetë ditën ose natën. Kjo nuk ka përse t’ju trembë, por tregon se për 24 ose 48 orë do fillojë aktiviteti i vërtetë i lindjes dhe quhet “tapa mukoide”. Përveç kësaj tape, gratë shtatzëna, në ditët e fundit para lindjes kanë një ndjenjë rëndimi në fund të barkut, ndiejnë shpesh nevojën të shkojnë në tualet, urinojnë shpesh dhe në sasi të pakët, dhe ndodh të bëjnë gjumë të çrregullt. është shumë e rëndësishme që nëna në këtë fazë të numërojë lëvizjet e bebit të saj gjatë kohës që ajo është zgjuar. Nëse këto lëvizje numërohen më pak se 12 për kohën që u përmend më sipër, kjo përbën shenjë alarmi dhe ju duhet t’i drejtoheni menjëherë mjekut apo mamisë që keni më pranë.
Luis Luis (12 vite më parë)
e dashur mu mka ndodh kjo nje jav e gjysme para lindjes thirret tapa a esht si gell i trashe

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?