Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Të vjellurat e pandalshme të djalit!

Pershendetje te nderuara nena fillimisht faleminderit per durimin qe e keni duke e lexuar kete pyetje,perseri po vazhdon shqetesimi im per djalin,kam shkruajtur para 1 jave rreth gripit dhe temepratures se tij,por prap do i theksoj te gjitha.Djali im tani ka mbush 10 muaj,nje femije shume i shendetshem pro nga 11.800 Kg ka zbrit ne 10.500 Kg,deri me tani asnjehere nuk i kam perdorur as paracetamol se lere me dicka tjeter.E kisha te mjeku per zenien e hundeve tha normale i pershkruajti mullage te bardhe,pastaj filloj temperatura fillova me ben-u-ron,ndersa tani naten ne gjume pasi qe pi qumesht gjiri menjehere e vjell,asgje tjeter nuk ha e as nuk pi,jam bere ne merak pse pasi qe po pin po vjell,mos ndoshta qumeshti i gjirit nuk eshte ne rregull.Pediatrii tha t\\\'i jap nelit cdo 5 minuta por pa rezultat.Besoni se jam shuuume e shqetesuar,as nuk po mund te koncentrohem ne pune.Nuk di cfare te bej,me dhimbeset me githe shpirt dhe nuk mund te besoj se djali im ka ardh ne kete gjendje.Ju uroj shendet dhe jete te gjate se bashku me engjujt tuaj.

Eda 1 (12 vite më parë)
Gerta ....... (12 vite më parë)
E Dashur me duket se femiu ka problemin e virozes keshtu une pata djalin komplet 2 jave me te vjellura te pandalshme. Nje pediaten me propozoi ti jipja \' prolife \' farmacistet e dine se cfare jane, 1 prolife duhet te ja japesh ne kete menyre: gjysmen ne mengjez dhe gjysmen ne mbremje, besom se do ti kaloj per 2 dite. keto prolife duhet te ia vazhdosh te ia japesh per 3 deri 5 dite. suksese shpresoj te kem ndihmuar
Kosovare 1 (12 vite më parë)
Edi 1,me vjen mire qe analizat i paskan dale mire dhe djali eshte ne permiresim.Shendet gjithmone.
Eda 1 (12 vite më parë)
Nena ju falenderoj nga zemra per pergjigjet e juaja,seriozisht jam shuume e lumtur qe ekziston ky portal dhe kemi ku te bejme pyetje rreth brengave tona. Une dje e kisha djalin tek nje pediater tjeter te cilin ma rekomanduan shume njerez,u ndava jashtezakonisht e kenaqur me te.Tha djali nuk ka grip por edhe i ftohur,antibiotiket qe i ka perdore i ka vjell dhe nuk kan pasur efekt,inhalim 7 dite 2 here ne dite kam per t\'i bere,mbreme ja bera 1 here nuk kishte deshire por tani u mesua,temperature prap ka pas i perdora supozitor Voltaren,analizat ja bera,te gjitha i dolen mire perveq pakez anemik,tha pas terapise do fillojme te merremi me pagjakesi.Duke ju falenderuar ju pershendes dhe ju uroj cdo te mire ne jete.Zoti ju shperblefte per ndihmen dhe kurajon e dhene
Liseee (12 vite më parë)
Ndegjo, une nga pervoja qe e kam pasur me femijet e mi rreth temperatures, dhe te vjellurave bile edhe barkqitjeve, keto vine si rezulltat i ndonje infeksioni urinar, duhet ti besh urinokulturen e urines dhe ne baze te asaj do te ja gjejne se cila bakterie po e mundon dhe do mjekohet me antibiotik, mos u shqeteso se do i kaloj, se deri ne moshen 2 vjeqare ekziston mundesia per infeksione urinare tek femijet, deri pas kesaj moshe bie intensiteti dhe stabilizohet, ndersa per vjellje provo ti japesh djalit ICE-TEA ja qeteson te vjellurat ka arome te kendeshme, shpresoj qe te kam ndihmuar shendet ty dhe bebit.
Kosovare 1 (12 vite më parë)
per vjellje preferohet neliti qdo 5 min si dhe lengu i orizit e bananja ,mirpo nese djali nuk ka permirsim pediatri duhet ta rivleresoj gjendjen e tij duke shtuar analiza dhe te gjej shkakun e semundjes.Mos u brengos se do ti kaloje se nuk rritet femiju pa qene i semure dhe disa femije jane me te ndieshem se te tjeret.Na informo se si eshte djali.Uroj te jet mire.
(12 vite më parë)
Eda edhe une po te thom sikur Celi,beja nje urinokulture se mos ka ndonje bakterie edhe une prej pervoje e kam ,qeshtu e kam pas djalin kur i ka pas 9 muaj,bile pak ma ma rende prej tempertaure 1 jave ne spital,pasi i kaloj tempertaura 1 jave veq tu vjell ka nejt ,tash qdo muaj ia bej urinokulturen se kam frike se mos po i perseritet prap ajo gjendje,ishalla i kalon sa me pare djalit se boll zor valla kur po e kishe femin pa qejf,uen neliti spo di qka eshte,une kam paerdot Eqidral,per mos em humb langjet qe pihet qdo 5 minuta,ndoshta i njejti eshte
Celi (12 vite më parë)
Eda neliti eshte i mire per te vjella por nese nuk ti kalon djalit me ndegjo mua benja ni analize te urines sepse mund te kete infekcion dhe per ate vjell sepse keshtu me ka ndodh mua me vajzen time prej pervoje po shkruaj ishalla djalit ti del mire analiza, mua vajzes mi ka dale esherja coli bakterje e per ate vjell dhe nuk han dhe Eda me trego mandej si ka bere djali? Te pershendes shume dhe djalit sherim te shpejte i uroj.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?