Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Realitet
Po shkoj, Nënë!

E sheh nënë derën e oborrit që e perplasja kur kthehesha nga shkolla dhe t'hidhesha n'përqafim dikur, nga aty do ikë sot çuni yt i notave pesë.
Unë biri yt që ikja për në shkollë, kur n'dritarët e drunjta e të çara t'shtepisë sonë vinte zëri kumbues i shokut Gent. Ti m'rregulloje jakat e kemishës, m'shtrengoje rripat e çantës dhe m'lidhje kepucët që unë përherë i bëja gabimisht e rrëzohësha që nshkallën e parë t'ballkonit. Pedant nisesha për në shkollë dhe n'ballin tim të njomë rrinte e freskët puthja jote e nisjes.
Pse nënë, pse kthehesh anash kur qan dhe lotët e fshinë me këndin e zgjatur të shamisë. Sot po ikë nënë, diku në atë botën që shtrihej në atlasin tim, qe ma bleu babai pas presionit që ti i bëje. Gurbetin nuk e desha kurrë, se ti se deshe! Ai çuni me dorën e ngritur n'poezinë e leximit, do jem unë tani. Unë sfidat e gabimet e jetës s'munda t'i shlyej me gumën e shkollës që ma varje me penj rreth qafës. Andej kur të shkruaj, përherë do m'thyhet maja e lapsit, e ti s'do jesh pranë ta mprehesh me thikën e kuzhinës.
Edhe tani do t'bartë çantë mbi shpinë ,nënë! Por aty s'do jenë librat e orarit mësimor që ti i rregulloje, por ca rroba për të cilat s'do vlejë më shprehja " nëna ime lanë rrobat me një gisht!" Por ti mbaje kujtimin për mua, kujtimin e kthimit. Kur t'ma japesh dorën e udhës së mbarë, mos hargjo tërë forcën mes gishtash, ruaje për dorën e mireseardhjes. Ti shihje n'Tv njerëzit e kollares dhe me mesim thoje bëhesh si ata, jo nënë ata m'nxorrën biletën. Biri yt isha, i atdheut, por mërgimi m'birësoi. Kur të pyesin për mua, thauju është duke pirê supën, tani vjen, por mos qaj nënë, mos qaj.Një botë e tërë s'do e ketë ngrohtesinë e krahrorit tënd, mijëra kultura andej s'do e vrasin ninullën tënde mbi djepin tim dikur.
M'qo të fala përmes harabelit, poezinë për t'cilin e mesoja me zërin tënd.Malli pak do ta heç kur t'shikoj bjeshkët kah atdheu, diellin, e tej diellit ty.Dryrin kurrë mos ia vë portës, ku i dihet ndosha vi unë, ndoshta zëri kumbues i shokut Gent. Unë do ta bart tej kufijve forcën e krahrorit, por dashurinë do e lë n'puthjen e ballit tënd t'plakur. Bëje supën nënë, embëlsirën time mos e ndaj n'dysh me motrën, një karrige lëre t'zbrazët për mua, një trokitje do vij dikur, patjetër! Një letër kur ta nis drejt teje, do jetë shkrimi më më vlerë, n-në e shkrimit do ta bëj të shtrembër si dikur në vegjëli.
Të shkruash nga mërgimi për ty, është t'shkruash nga e pista për t'çmuarën. Më prit Nënë, duro!
Rina . (5 vite më parë)
(5 vite më parë)
Ah gurbet ,gurbet i zi .
Anaa Anaa (5 vite më parë)
Rina ky realitet i hidhur qe e ka kaplu vendin ton do zoti e ndryshon se mosvet per rinin e sotit. Po shkollohemi po ua shterrim xhepat prinderve tan kishe per me pas nje te ardhme me te mire dhe cka ndodh pasi te mbarosh master ne Kosove je i/e papune. Tmerr ketu edhe endrrat me te medha shuhen si mos me pas ekzistu kurr.Po flas per veten aq shum jam demoralizu saqe nga nje bursiste universiteti 3 her radhazi te mbarosh master e mos me pas mundesi te punesohesh, teksa shikon "shoqet-shoket" qe mezi nje 6-she kan marr pasi kan rene 10 her ne provime tani jane te punesuar. Eshte tmerr kjo Kosove e shkret sdi qysh si ka dal hala flaka.
Ive Ive (5 vite më parë)
Oh zot me bere te qaj sa situata te dhimbshme po kalojn prindt tane.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?