Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Jam keq
Mirmbrema nena,shyqyr qe kemi kete portal se ndajme ndonje hall.Pardje pata nje situate Jo te kendshme ne shtepi dhe ne fillim nga stresi dhe nervat me filloi nje dridhje trupi dhe rrahje te shpeshta te zemres qe zgjaten rreth 10 min.Ngaqe jam tip shum emocional dhe prekem shume nga fjalet,u mbylla ne vete dhe kam ndenjur 36 ore pa ushqim.Sot kam pire nje kafe dhe kam ngren dicka te Vogel vetem nga Halli sepse me ka ikur oreksi fare.Por ajo qe me shqeteson me shume eshte bebi,nuk e do a ndikon fakti qe une nuk kam ngrene per nje kohe kaq te gjate pasi sot kam pasur dhimbje barku gjate gjitha dites dhe nuk e ndjej veten mire.Me falni qe e zgjata por jam shume e stresuar se mos I kam shkaktuar ndonje dem femijes.
(5 vite më parë)
(5 vite më parë)
M N shum faleminderit per fjalet e dashur.Me fal qe nuk te kam kthyer pergjigje por keto dite kam qene gjate gjith kohes neper vizita se nuk jam ndjere mire.Para nje muaji dola anemike dhe mora mjekim por dje ma perseriten prape analizen se jam zverdhur shume ne fytyre dhe me jane bere rrathe te zinj rreth syve dhe vlera ishte ulur teper shume plus qe ne komplet muajin e shtate nuk kisha marre asnje gram sepse me ushqyerjen jam shum keq nuk po mundem te ha.Doktorresha me tha qe keshtu si e kam nisur nuk e di si do perfundoj kjo puna ime.Gjithsesi do mundohem te pakten ilacet ti marr me rregull sepse edhe ato i kam neglizhuar pak.Ju falenderoj shume dhe ju perqafoj.
(5 vite më parë)
E dashur mos e mbaj ne vete ,se ma keq veq veten e han perbrenda . Shprehu me dike ,me ndonje mike apo edhe me burrin qka ti bejsh ...tek e fundit mund te shprehesh edhe me ne te pakten ndonje fjal apo keshille mund ta japim. Zoti ta lehtsoft.
(5 vite më parë)
Shum faleminderit per keto fjale nena,te gjitha pa perjashtim jeni shum te mira,ndoshta dikujt mund ti duket budallik qe ndajme keshtu hallesh por me besoni se nje fjale e mire sado e vogel te qeteson shpirtin.Sot ndjehem pak me mire por prap nuk me hiqet ajo ndjesia e ankthit ne kraharor.Dje kam ngrene pak vetem per hater te vjazes se edhe ajo merzitet shume kur me sheh keshtu dhe per kete ndjehem akoma me fajtore.Mbrem pasdite u shtriva pak te pushoja dhe kur u zgjova vajza (5 vjece) me kishte pergatitur nje tabaka,e kishte zbukuruar me plasteline dhe kishte vendosur ca ushqime nga frigoriferi dhe nje embelsire dhe kur u zgjova me tha mami e kam pergatitur qe te hash ti.Nuk kishte ndjesi me te bukur por edhe me te dhimbshme ne te njejten kohe sepse aty kupton qe pavaresisht gjithckaje ke femijen tend qe te do pa kushte por nga ana tjeter u ndjeva keq per stresin qe i kisha shkaktuar zemres time.Kam shume frike se mos bie ne ndonje depresion sepse realisht nuk e ndjej veten mire nga ana psikologjike.Kam 3 net qe me kap nje e qare me denese nga ora 12 e nates dhe me fillon nje dhimbje koke,vjen burri me pyet ca ke por nuk i shprehem dot se nuk dua ta ngarkoj edhe ate,pi nje paracetamol dhe mezi qetesohem qe te me zeri gjumi.Gjithsesi po mundohem qe te kapem pas femijeve dhe burrit dhe ti harroj te gjitha gjerat e tjera por pak e veshtire.Me falni qe u zgjata,edhe njehere shum faleminderit ju perqafoj te gjithave pa perjashtim se jeni shum te mira.
My Baby (5 vite më parë)
Oh e dashur cfar stresi kam.perjetu gjat shtatzanis cfar dhimbje barku kam pas u shtagsha prej dhimbjeve prej stresit jam kan shtatzane n5 muj vetem w pritsha mem vdek bebja po jo dashti zoti linda e kam qiken per merak as sjam qel parakohe as kurgjo kam lind si o ma mir.Hiq mos u streso gjanat jan ne dor tzotit pa dasht ai kurgjo nuk bohet
Arieta D (5 vite më parë)
Elsa, ska asgje me te rendesishme se vetja jote, e ska gje me te madhe se ajo krijese qe po rrit brenda vetes. Andaj, mundohu te tejkosh gjithcka tjeter per ty dhe bebin. Ha e pi, sepse mund te dehidrohesh, humb lengjet dhe mandej e ke me veshtire ta marresh veten. Beben se ka gjet asgje, sepse ajo merr nga ti ushqimet, por kujdes tash e tutje sepse po i humbe lengjet eshte problem. Mbaje mend se fjalet shkojne e vijne, shendeti yt dhe i bebes kane rendesi. Qetesoje veten aman, se kur po na ndodhe dicka kerkush spo merzitet si ne.
Ana . (5 vite më parë)
Sido te jete situata ke nje beb ne bark,ka nevoje per ty, qe ti te jesh mire e shendetshem dhe te ushqehesh.. pi uje ushehu sa te mundesh pi vitamins....nenat I perballojne te gjitha sidomos kur behet fjal per te miren e femijes... Rri e qete dhe ushqehu... Perqafime
Nadine Aliaj (5 vite më parë)
Oh e dashur nuk je as e para as e fundit që përjeton këto ndjesi. Edhe mua me ndodh shpesh që të kem këtë lloj stresi dhe rrahje zemre të shpejta por Ske cben jeta I ka të gjitha. Tash ne shtatzani mundohu të jesh më e qet nëse të bën mir kundërshtimi kundërshto por nëse ke reagime aterher të isha lutur që të injorosh këto situata vetëm shih se si do të ndihesh ti me mire. Ushqim ha me zor pasi është gjynah me e len bebin pa ushqim. Qoftë e kaluar
Nina Elshani (5 vite më parë)
Valla e di pom vjen keq shum keq se dhe vet kom perjetu po kalojn krejt veq mos e mer fort me stres e nervoz se gjithkun ka probleme ha e pi hatri bebes se ai ska faj e ata qe bajn fjal ne shpi zoti jua ktheft se o gjyna me idhnu ni femen shtatzane , maje nbark ni krijes tzotit edhe munou me tanat edhe nfund me ta idhnu zemren
Kenza Ime (5 vite më parë)
Elsa.me vjen keq per perjetimet por duhet patjeter te ushqehehesh qe mos te dehidrosh dhe rrezikosh bebin pavaresisht e di qe kur njeriu eshte i stresuar nuk ka oreks por shkaku bebes ....uroj ta kalosh kete situate dhe te jete cdo gje ne rregull me ty dhe bebin dhe une do sygjeroja nje kontrolle te dr qe ta heqesh cdo dyshim dhe merak lidhur me gjendjen e bebes edhe pse bebi gjitha vitaminat dhe rezervat i merr nga ti ..
(5 vite më parë)
E dashur m vie keq per situaten qe ke perjetuar,por te lutem mendo per bebin e veten se nuk ia vlen shkaku i dikujt e fjaleve me smu veten e plus nje bebe qe ende ska ardh ne kete bote . E di qe nashta ski fare oreks po t pakten hatri bebes ,ha ndonje gje e pi uje se s esht mire se bebi ushqehet edhe nga ti. Se sigurisht qe bebi e ndjen gjithqka qe perjeton ti. Une ne djalin kshtu kom perjetu ni siyuat kam qen ne muajin e 9t , veq thojsha kur te me del bebi aq shum u shqetsova ,por fal A llahut e qova shtatzanin mire deri ne fund . Te uroj gjitha t mirat.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?