Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Tem rreth mashtrueses- cuclles
Pershendetje nena, dashta me hap ni tem rreth mashtrueses apo cuclles. Sa e perdorni tek femijet e juaj, a mendoni qe eshte ne rregull me ja dhan foshnjav mashtrusen?. Un per vete nuk ja kam dhan fare djali tash i ka bo 5 jav. Ka shum arsye njera nder to osht qe djalin e kom me formul edhe aj qan kur don me pi kshtu nese ja kisha dhan mashtrusen se kisha dit kur ka uri. E dyta asht qe mendoj se ndikon ne deformim te nofulles. Po ju qka mendoni a eshte e udhes me perdor apo jo?
Anaa Anaa (5 vite më parë)
(5 vite më parë)
une e kam djalin 2 vjet e 1 muaj dhe akoma e mban mashtruesen hiq sesht ne rend me lan,nuk flen pa mashtruese edhe diten e mban shume. hiq spo muj me ja largu amo teper mka pshtu valla se djali mka qajt shume 3 muajt e pare.
Bebi Bebushi (5 vite më parë)
Prit edhe pak diku edhe pes muj edhe ke me i ra pishman. Sa eshte i vogel mesoje keshill nga nje nen me dy femij femiut te pare mbas mujit 4 te dytit javen e pare
Era A (5 vite më parë)
Une e kam pyet pediatren a eshte diqka e demshme se djali e ka marre prej kur ka lind, me ka thene qe i shkakton gazra diqka tjeter nuk ka ndikim negativ
(5 vite më parë)
une ja kam dhan dhe shpetim ka qen..2 her ja kam hek e kthy ..sa qe 3 her mkapi stre ska me mujt me ja largu ...ha largova shume leht e harroj shpejt...sa per dhom si besoj aspak djali i ka pak lart po i ka pas prej fillimi kta dy tpart se exhe une edhe burri i kemi nejt besoj qe gjenetike edhe ky e ka...motra deri 5 vjet ja ka lan edhe i ka dhomt shume ne rregull
Vlora . (5 vite më parë)
Se di ku jeton ti se ktu ne gjermani vet spitali si te lind bebi ja dhan ...djali im e ka mbajt 3 vite edhe qika po ashtu as skan nofull te deformune e as dhemb te keq po i kan teper mir ...bash mashtruesja prej xheneti ka dal se i qetson fmijt i knaq ....edhe ume i kam pas dyt me formul por nena e din kur esht femija unt ...edhe diqka une jav kom ndrru gjitha firmat deri e kan marr dhe po ashtu jav kom ndrru teper shpesh...
Era A (5 vite më parë)
Edhe djali e ka perdor shume me ka pshtu se mashtrohet me te, kur eshte i uritur e largon pa merak.Mundesh me e vrejt edhe qysh e thith.
Bebi Noar (5 vite më parë)
Oj albion ahgahahahhaha qa mke shti me kesh zoti t bejoft ahhahahga
Arieta D (5 vite më parë)
Deri ne nje vit rekomandohet me e mbajte per shkak te sids. Djali i madh e ka mar mbas 3 muajsh, edhe ja kam hjek me dy vjet e gjysme, po nofullen e ka shume mire, i vogli se ka mar kurre edhe skam insistu meqe eshte ne gji ende dhe flen aty.
Gentiana Btc (5 vite më parë)
Une kom pas qef shum me marr mashtrusen po asnjani smakan mar. Gjith ikom pelqy bebet me mashtruse. Saper nofell sedi valla veq fmija vllavit ekan maj qika 6 vjet po ika dhamt e nofllen shum mire tash ika qika 13 vjet po ska problem me dham. edhe djali 5 vjet ja ban po ika dhamt e nofllen super.
(5 vite më parë)
vajza ime nuk e ka marr mashtruesen fare, un ja jepsha mirpoe gjujke nuk e dojke se ish kan pshtim najher kur tshkon diku po qa me ba i vike me vjell prej saj , mirpo edhe ki rast më ka tmerru që ka ndodh nga ana e burrit , që një teze e ka pas një qik edhe ju ka kput ajo e mashtruses e ka përbi edhe i ka met qashtu ka vdek nbeshik .. po se kam lën për kët se çka ësht caktim ndodh po çti bëjsh që nuk e morri vajza.
Albiona M (5 vite më parë)
Per mendimin tem, cuclla ka dal prej xhenetit hahahaah, m’u ka gjind nshum raste edhe mgjindet hale. Djali jem s esht i cuclles nonstop po epranon s’esht qe e refuzon. Un djalin edhe diten edhe naten tu pi gji ezen gjumi kur e shoh qe u ngi e esht gati me flejt ja shti cucllen edhe kshtu rahatohet
(5 vite më parë)
Kto pediatret asnjehere nuk I kam kuptuar se cfare thot njeri se thot tjetri.Kjo pediatria ime psh me ka thene qe asnje gje nuk i ben.Nuk arrij ta kuptoj pse e bejne kete sepse nese dicka eshte e demshme ne mjekesi te gjithe mjeket duhet te thone te njejten gje.
Anaa Anaa (5 vite më parë)
Bebi Noar djali jem hiq se ka marr nfillim e pata provu dojke me vjell mo mu ka dhimt e kom lan plus qato fjalt e pediatrit edhe thojshin mja dhan mashtrusen mo se dish a osht unt a qka mo e kom lan per qeto arsyet sja kom dhan. Mkish ndihmu noshta shum se kur po don me pi spo pret hiq per shishe meniher ja kris vajit po qka me ba spe don
Anaa Anaa (5 vite më parë)
Elsa sa i perket ksaj qe e deformon nofullen me tha pediatri ne kontroll kur e qova qka po di un jam nene per here te pare edhe skam eksperienc prandaj e hapa si tem. Lanika un e kam provu nja dy a tre her tja jap djalit por e nxjerrke nga goja bente sikur do me vjell. Dojsha me qetsu se kur lyp me pi nuk pret deri tja besh gati shishen me qumesht dhe thojsha ja jap mashtrusen derisa tja pergatis por nuk e ka marr. Tani mo skam provu me ja dhan edhe prej fjalve tpediatrit
Bebi Noar (5 vite më parë)
Un gjith kom pas qef me marr mu ka dasht dy muj me lut deri sa ma murr, sa i perket ushqimit djali jem kur osht unt nuk e don cucllen ma gjun, edhe pshtim ish valla mka kurtalis prej se ka fillu me marr,
Lanika Lanika (5 vite më parë)
Ede ber un ja kam perdor djalit edhe tash vajzes djali as ni problem me nofull ska as me dhemb edhe vajza kur esht e uritur qan dhe memen mashtruse e thith thu ti do me qkoq e kur esht e ngopur nuk e mer mashtrusen
(5 vite më parë)
Oj zemer ata qe kane thene qe mashtruesja i deformon nofullen femijes ja kane fut kot se nuk kane asnje baze shkencore thjesht bazohen ne fjale te kota.Une gjithmone kam qene pro perdorimit te saj sepse asgje te keqe nuk ka,thjesht sherben per te qetesuar femijen.Nuk po them qe tja mbash dite e nate dhe ta lesh bebin te uritur dhe mos ta marresh vesh as vete se cfare po ben.Un ja kam dhene vajzes vetem kur doja ta vija ne gjume se me qante shume dhe e kisha shume te veshtire ta qetesoja.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?