Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Jasht temes
A je gati me lanë shtratin e sofrën e shpijen tande, me shku n’tjetër shpi me jetu?
A je gati me lanë anash rehatine tande, e me marrë përkrah një jetë të re stresuese, e qe besa dhe nënçmuese.
A je gati m’i lanë përkëdheljet e nanës e babës, e gjyshit e gjyshes, e me i gjetë ashpërsitë e vjehrrës, vjehrrit, burrit kunetëve e kunatave?
A je gati me nis një jetë ku pas një muaji martese fillojnë dyshimet bashkëshortore, thahen trëndafilat e fejesës e nisin grushtat e martesës?
A je gati pas lindjes së fëmijës së parë me marrë fjalë ofenduese e tradhëti tmerruese për shkak të një copë trupi që tu paska deformu.
A je gati me pa veten n’pasqyrë sa shpejtë je mplakë nga hallet që i mbajte mbi supet tua, e askush falemderit nuk të tha, e ti ndoshta ende të 30-tat nuk i ke kaluar.
A je gati me marr përsipër një jetë ku ti je akuzuar e lënduar e tradhtuar e tmerruar për nje lavdatë të njerzve “shumë nuse t’mirë e kanë”?
A je gati të presësh të bëhesh pjesëtare e një familjeje ku pa marrë parasysh sa vite i ke kaluar me ta, për ty gjithmonë do thonë “është e huaja”…?
A janë gati tani ata që marrin nuse ta kuptojnë se nusja nuk është rob në shtëpinë tuaj siç i bëhet përhajr mikut “t’koftë përhajr robi”. Thuji “ndal” kësaj, se ne nuk jemi rob të robërve të Zotit, por se të gjithë i përkasim njësoj Zotit! Dhe ne meritojmë më shumë se kaq!
Rina . (5 vite më parë)
Ana Jana (5 vite më parë)
Kur jam martu un gjyshi me ka ba perhajr kur kam hyp ne kerr edhe ne familjen ton nuk r kan zakon mi than robi po perhajr qika jem te koft gjaku jem duhet me than e robi yt me e dit qe gjaku osht te baba hala e na jem vetem me trup te burri
N K (5 vite më parë)
Zoti i ruajt gjitha vajzat kudo qe jane sepse jane mish per qen dhe darkë e dreqit
Era A (5 vite më parë)
N K, shume e vertet , hargjon me te shkollu me mund e ne fund rrogen ia dorzon dikujt qe nuk ia din vleren pareve tua
N K (5 vite më parë)
Per ate deshprohen nanat shqiptare shtatzana kur marrin vesh qe presin vajza se shikoje qka i pret. Mereni me mend te lind prindi te rrit te edukon te shkollon, ti je lulja e zemres se tij dhe nje dite del nga shtepia shkon te njerez pa shpirt qe ta malltretojn vajzen psiqikisht dhe fizikisht.
Valtrina 15 (5 vite më parë)
Shume realitet i vertet te na shqiptart Tmerrrrrr jemi tmerrrrrrrr all ahu i udhezoft qe hijn ne gjynah me bije te dikujt veq qe sosht evladi i vet nuk i dhem ja bojn 100 tkqija
Era A (5 vite më parë)
Shume fjale te verteta fatkeqsisht
(5 vite më parë)
Edhe une e urrej fjalen rob ,rob jemi veq te A llahut qe Atij duhet nenshtruar e adhuruar, ndersa per njerzit nuk jemi rob . Per njerzit ka fjal tjera qe shprehmi . Ndersa per teme , edhe une i kisha dhene si keshille vajzave te reja qe jon ende beqare ,pjekuni mire e mendoni se martesa nuk osht nje dite e dy por ter jeten ki me pas pune jo vetem me burrin por edhe me nje "mahall" mbas tij .
A & T (5 vite më parë)
Rina po normal qe te thon Rob se je e deres huj per at , e sa i perket temes me i pas pas ment e sodit sbesoj qe isha kan gati , se pernime robin e Huj pe shtypshin goxha .. lumes ajo qe ka shku ne ni familje qe e dojn e rrespektojn
Rina . (5 vite më parë)
E urrej si shprehje fjalen "rob"apo skllave,e ju si e komentoni fjalen " rob" ????

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?