Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Nëna, çka mendoni për njëvend relaksi për nëna?

A ka dikush nga ju ndonje ide se si te hapet nje qender, kafiteri me ambient shume te paster (brenda dhe jashtë), restoran apo diç ne Prishtine, vetëm për nëna ku do te ofroheshin disa aktivitete per to dhe femijet e tyre? Mua personalisht po me mungon shume nje vend i tille? Po juve? çka do te propozonit? Nëna të dashura, pres mendimet nga ana e juaj!!!

Gerta ....... (12 vite më parë)
Shqipe S. (12 vite më parë)
Aiii deshire shume e qelluar por e parelizuar heehhe sikur ti shkoj dikujt mendja do te ishte biznes shume profitabil..
Yllka. (12 vite më parë)
Une djalin e qoje prej moshes dy muajsh ne grupin e bebeve edhe djalin e madh deri sa ka hi ne qerdhe neper kesi grupe e kam qu u knaq. Ishalla edhe ne Ks organizojne diqka sa ma shpejte. :)
Gerta ....... (12 vite më parë)
Ju falenderoj per pergjigjet dhe mendimet e juaja, jeni te shkelqyeshme.
(12 vite më parë)
Ketu ne Zvicer eshte qendra per keshillim per nena dhe baballare, 1 here ne jave 2 ore, eshte gratis, me shku me mate beben edhe me u keshillu. Gjithashtu organizojne nje here ne jave takime me nena dhe femije, nga dy ore, kafe, llafe, shkembim eksperiencash. Do te ishte mire qe dicka te tille te kushte dhe ne ks! Ps. Gerta, me vjen keq qe po them, po ktu ne forum ma shume po ka interes per tema thashethemesh sesa tema me vlere, sikurse kjo e jotja tani, qe do te ishte ne dobi te te gjitha nenave. E tash, haha (po qeshem prej zori) nashta per me terhjeke me shume vemendje me pyetjen, ndoshta ish dasht me marketing, tu e shkru titullim: vjehrra, dhuna, ose dicka te tille :s
Artaa (12 vite më parë)
Gerta shpresoj qe se shpejti te jete nje vend takim per nena dhe femije do te ishte mire se secili qytet i Kosoves te kete nga nje qender siq eshte ketu ne Gjermani, une vajzen time e kam regjistruar nje vit kur i ka mbush deri sa te dergoj ne qerdhe pra edhe dy vite do te vazhdoj ta dergoj ne Krabbelgruppe quhet ketu vajza ime kenaqet duke luajtur, mirepo ka aktevitete te ndryshme nje here ne jave takohemi nga 45 minuta ne nenat bisedojme e kenaqem se bashku me femijet tane, por edhe femijet ndihen mire shume sepse femijet duhet te shoqerohen me moshataret e tyre edhe nga edukatoret aty mesojne shume gjana te rendesishme, te pershendes dhe ishalla do te realizohet ky plan shume i qelluar, gjitha te mirat per te gjitha ju nena dhe femijet e juaj shendet.
A.Xh (12 vite më parë)
Vullneti besoj qe te t'gjitha ekziston dhe sidomos ne nenat e papuna supozoj qe shumica nga ne jem te gatshme me kontribu, se e kem te nevojshem nje vend te tille... por per fonde nuk mjafton vetem vullneti.
(12 vite më parë)
Gerta mendimi juaj eshte shum i mire sepse femija ka nevoj per kendin e vete te lojrave.Por keto gjera behen ne menyra tjera dhe ate: duhet nepermjet nje peticione me nenshkrime te nenave ne prishtine ti drejtohesh ndonje organizate joqeveritare per ndihme dhe kerkesa juaj te cohet ne kuvend per miratim.Ose nepermjet organizatave te ndryshme te kerkohen fonde ndihmese per nje qender ose nje park per femijet, kjo behet vetem ateher kur egziston vullneti dhe njofshmeria e interesit.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?