Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Disa menyra natyrale si ta evitojme kollen ne kushtet e shte
Kolla nuk duhet anashkaluar asnjëherë sepse jo vetëm që prish stilin e jetës, por shkakton dëme fizike dhe shëndetësore. Më poshtë do të gjeni disa kura të thjeshta se si të shpëtoni nga kolla. 1. Bëni gargarë. Menjëherë sapo të ndieni shtrëngimin në fyt, bëni gargarë me kripë dhe ujë të ngrohtë. 2. Pini lëngje të ngrohta. Pirja e lëngjeve të ngrohta ul inflamacionin në fyt. Supa e ngrohtë është një zgjedhje e mirë. 3. Flini me kokën e ngritur. Tek disa njerëz, kolla shkaktohet kur sekrecionet lëvizin nga pjesa e mbrapme e hundës deri në fyt. Kur jemi në gjumë, kjo lëvizje e sekrecioneve përkeqësohet. Ndaj sugjerohet të flini me kokën pak të ngritur që të parandaloni sekrecionet që shkaktojnë kollën. 4. Shafrani i Indisë. Ngrohni një gotë me qumësht. Hidhni një gjysëm luge çaji me shafran Indie dhe do të çliroheni menjëherë nga kolla. Edhe gargara me shafranin e Indisë ndihmon. Merrni një gotë me ujë të ngrohtë, shtoni shafran dhe kripë buke dhe bëni gargarë. Nëse vuani nga kolla e thatë, përzieni shafranin pluhur me mjaltë dhe konsumojeni tre deri në katër herë në ditë. Shafranin mund ta pini edhe si çaj duke hedhur një lugë shafran në katër gota ujë të nxehtë. 5. Mjalti. Prej shekujsh, mjalti përdorej kundër kollës dhe fytit të irrituar. Kolla e thatë luftohet edhe me mjaltë dhe lëng rrushi, ose me një gotë qumësht me mjaltë përpara gjumit. Ju mund të përzieni edhe lëng limoni me mjaltë në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pijeni deri në tre herë në ditë. 6. Farat e Linit. Nëse kolla juaj është e përkeqësuar, hidhni tre lugë me fara lini në një filxhan me ujë dhe zijini së bashku. Kur uji të nisë të trashet, kullojeni dhe lëngun përzijeni me tre lugë lëng limoni dhe mjalti respektivisht. Më pas sa herë që të goditeni nga kolla merrni nga një lugë të kësaj përzierje magjike. 7. Xhenxhefili. Për një kollë të thatë, zgjidhni xhenxhefilin, hidhni pak kripë dhe përtypeni për disa minuta. Kolla luftohet edhe me çaj xhenxhefili që përgatitet duke e zier atë në ujë deri sa pjesa më e madhe e tij të avullojë. Kullojeni lëngun, shtoni një lugë mjaltë dhe pijeni të ngrohtë 8. Çaji i trumzës. Përgatisni çajin e trumzës duke shtuar dy lugë me gjethe të shtypura trumëze në çajnik të mbushur me ujë dhe duke e zier për 10 minuta. Pasi ta keni kulluar, shtoni mjaltë dhe limon. Të treja së bashku kanë fuqi të mëdha shëruese. 9. Çaj me mjaltë dhe piper të zi. Nëse vuani nga kolla e pjekur ose ajo me sekrecione, provoni çajin me mjaltë dhe piper të zi. Ky i fundit stimulon qarkullimin dhe çlirimin e sekrecioneve, dhe mjalti ndalon kollën. Përdorni një lugë çaji me piper të zit ë freskët dhe dy lugë gjelle me mjaltë. Përzijeni në një gotë me ujë të nxehtë. Lërini të qëndrojnë së bashku për 15 minuta, kullojeni lëngun dhe pijeni. 10. Thith lëngun e limonit. Merrni një copë limoni. Spërkateni me piper të zi dhe kripë dhe thitheni lëngun magjik që ofron një shërim të menjëhershëm. 11. Bajamet. Merrni një lëng portokalli, shtoni disa lugë me bajame të shtypura ose pluhur dhe pijeni kundër kollës. 12. Qepët. Me qepët mund të bëni një shurup fantastik. Përzieni lëngun e limonit, mjaltin, qepën e grirë dhe zieini në një tenxhere me ujë të nxehtë, për 2 orë. Kullojeni lëngun dhe pini një lugë gjelle prej tij çdo një orë. 13. Karafili. Përzieni erëzën e karafilit me mjaltin dhe ruajeni gjatë natës në frigorifer. Në mëngjes hiqni karafilat e thatë dhe konsumoni një lugë nga mjalti i mbetur. Dhimbja në fyt do të shërohet dhe inflamacioni do të zvogëlohet. 14. Mustarda. Përzieni pluhurin e mustardës (1 filxhan) me miell (2 filxhanë). Shtoni ujë, një vezë dhe përzijeni deri sa të përfitoni një pastë të mirëfilltë. Merrni një peshqir dhe hidheni pastën aty dhe fërkoni kraharorin për të zbutur kollën dhe inflamacionin. 15. Ruani nivelet e lagështisë në ajër. Gjatë ditëve të dimrit, përdorni një mjet për rritjen e lagështirës në dhomën e ndenjes. Nëse nuk keni një të tillë, bëni një banjë të ngrohtë që do ju ndihmojë të pastroni mushkëritë dhe të merrni frymë më lehtë. 16. Pastroni ajrin. Ambientet e ndenjes duhet të jenë të pastër nga elementët irritues që shkaktojnë kollë, siç janë tymrat e duhanit, zjarrit ose të gatimit. 17. Lëngu i karrotës. Përgatisni lëng të freskët karrote duke shtrydhur katër karrota dhe përzier lëngun me ujë. Këtë lëng duhet ta pini katër herë në ditë. 18. Jamballi. Kjo bimë që njihet edhe me emrin Likuiricia lufton kollën sepse zbut sekrecionet dhe ofron qetësim nga spazmat e bronshitit. Mjaftojnë dy lugë çaji nga lëngu i jamballit në ujë të ngrohtë. 19. Fërkoni kraharorin me vaj esencial. Zgjidhni vajrat esencialë për masazhimin e kraharorit në vend të produkteve kimike. Vajrat që funksionojnë janë ai i eukaliptit, mentes, vaji ullirit dhe i sherebelës për të pastruar rrugët e frymëmarrjes dhe zbutur.
/AgroWeb.org
©
$uzi **** (4 vite më parë)
(4 vite më parë)
shum e dobishme Zoti ta shpërbleftë , un kur kam koll vetëm e përziej mjalt limon dhe xhenxhefil., dhe shum shpejt ma kalon.. më mirë gjërat natyrale.
$uzi **** (4 vite më parë)
Kete me shafran dhe qumesht e kam provuar tek femijet shume efikas vetem se ikam shtuar dhe pak mjalt... gjithashtu edhe vaji i farës se zeze me mjalt te perzier ..ne mengjes dhe dark..eshte teper i dobishëm ..fundja me mir natyrale se dhe shurupnat ka pas raste qe e kan pire komplet shishen dhe asnji dobi ..ka vazhduar kolla..!
Arta A A (4 vite më parë)
Shumë flm. Teper e dobishme
Genta . (4 vite më parë)
Shume flm qe e ndave me ne e dashur, sepse bash kemi nevoj.
$uzi **** (4 vite më parë)
Me qe jemi ne sezonin e virozave , kollit ,etj Ishin disa menyra natyrale per ta qetsuar kollen rruget e frymarrjes etj..((i lexova dhe i ndave me ju)) ,shpresoj te ju ndihmojne keto dobi!

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?